Modeli logjik i kompjuterit të sotëm

1,579

Modelin logjik të kompjuterit modern i pari e ka dhënë Xhon von Nojman (John von Neumann) në vitin 1940. Nojmani ishte matematikan i lindur në Hungari, ndërsa ka jetuar dhe vepruar në SHBA. Realizimi i projektit të Nojmanit priti paraqitjen e tranzistorëve dhe çipave elektronik përpara se të implementohej në praktikë.
Figura e mëposhtme në të vërtetë është bllok-skema e të gjithë llojeve të kompjuterëve dhe përmbajtja e kësaj bllok-skeme është si në vijim:
• Procesori qendror,

• Njësia aritmetiko-logjike,

• Njësia dirigjuese,

• Memorja punuese,

• Pjesët hyrëse,

• Pjesët dalëse.

Modeli i kompjuterit sipas Nojmanit

Procesori qendror (njësia qendrore)

Njësia qendrore është pjesë e kompjuterit në të cilën kryhet përpunimi i të dhënave. Nga njësia qendrore varen më së shumti karakteristikat e përgjithshme (performansat) e kompjuterit. Njësia qëndrore përbëhet nga këto komponente: Njësia dirigjuese (udhëheqëse) ,Njësia aritmetiko – logjike ,si dhe Memorja punuese (e mbrendshme) .

Njësitë hyrëse – dalëse

Strukturën e njësive hyrëse-dalëse e përbëjnë njësitë periferike që mundësojnë komunikimin ndërmjet kompjuterit dhe njeriut, dhe në kuptim më të gjërë në mes kompjuterit dhe rrethinës (kompjuterit me kompjuterë të tjerë, kompjuteri me pajisje tjera).

• Njësitë hyrëse janë njësi përmes të cilave futen në kompjuter të dhënat të cilat duhet të përpunohen. Zakonisht shfrytëzohet tastatura, miu, skaneri, lexuesi i barkodeve, kamera, etj.
• Njësitë dalëse janë njësi përmes të cilave kompjuteri i jep rezultatet e përpunimit të të dhënave dhe më shpesh ato janë monitori, printeri dhe
ploteri.

Ndarja e njësive në hyrëse dhe dalëse që vlente më herët, tani është zgjeruar me një grup të ri të njësive të ashtuquajtura njësi hyrëse – dalëse përmes të cilave kemi edhe hyrje
edhe dalje të të dhënave në kompjuter. Njësi hyrëse – dalëse janë: modemi, kartela e rrjetit, audio kartela, dhe paisje tjera me funksione të veçanta apo speciale.

 

Burimi:Libri  Bazat e Informatikës

 

Comments are closed.