Mjetet natyrore për trajtimin e refluksit gastro-ezofageal

360

Sipas një sërë studimesh, dieta është një nga faktorët kryesorë që kontribuojnë për normalitetin e acidit lukthor. Për të shmangur komplikimet dhe për të rivendosur traktin tuaj të tretjes në normalitet, është koha të ndryshoni atë që hani. Një dietë që do të ndihmojë acidet tuaja të stomakut janë:

Perimet organike (sidomos perimet me gjethe jeshile, artiçoka, asparaguset)
Ushqim me shumë fibra
Ushqime të pasura me probiotikë (kefir, supë, uthull molle)
Proteinat (pulat dhe viçi)
Yndyrna të shëndetshme si vaj kokosi ose vaj ulliri
Aloe Vera
Majdanoz
Xhenxhefil

Disa nga ushqimet më të këqija për refluksin e acidit gastrik që mund të kontribuojnë në këtë problem janë:

Alkooli
Pije të gazuara, pije të ëmbla ose pije energjetike
Ëmbëlsira artificiale dhe sheqer i tepërt
Ushqime të skuqura
Vajra vegjetale, duke përfshirë vajin e canola
Ushqime me erëza
Ushqime të përpunuara

Ushqimi si ilaç është mënyra më e natyrshme që mund të përdorni për të hequr qafe refluksin e acidit gastrik, nëse këto ushqime nuk janë aq të forta për të lehtësuar simptomat e padëshiruara, shtesat natyrore mund të japin një shtytje shtesë për trajtimin natyral. Këto shpesh janë rekomanduar për refluksin e acidit :
Enzimat që ndihmon tretjen e ushqimit – enzimat ndihmojnë tretjen e ushqimit ose ndihmojnë ushqimin të tretet plotësisht dhe ndihmon absorbimin e lëndëve ushqyese.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.