Mjaftojnë dy karota
Karota është zarzavate me më shumë elemente pozitive. Është e dobishme si ushqim dhe ilaç. Lëngu i karotës është i dobishëm në ushqim për foshnjat pasi t’ i mbushin tre muaj. Ai ndikon pozitivisht në jashtëqitjen te fëmijët të cilëve u jepet karotë e grimcuar e zier me ujë.
Karota është e pasur me kalium: njëqind gram karotë përmban 20 mg kalium.
Ajo po ashtu është e pasur me karotinë, provitaminën A; 100 gr nga ky zarzavat përmban 12000 mg karotinë, si dhe shumë vitamina dhe minerale tjera.
Kemi përmendur se hulumtimet bashkëkohore shkencore tregojnë se betakarotini mund të jetë i dobishëm në mbrojtjen nga sëmundjet e arterieve koronare, kurse karota konsiderohet zarzavati më i pasur me karotinë. Po ashtu, hulumtimet bashkëkohore tregojnë se konsumimi i karotës në sasi të arsyeshme mund të parandalojë zhvillimin e kancerit në mushkëri dhe pankreas.
Kështu në studimin e publikuar në revistën “American journal of Epidemiology” qëndron:
“Shkencëratët suedez kanë vërtetuar se karota dhe citrusi kanë elemente që ndikojnë pozitivisht në kancerin në pancreas. Dhjetë hulumtime botërore për statistikë tregojnë se ata njerëz që nuk konsumojnë karotë dhe zarzavate tjera të pasura më kalix um më tepër janë të ekspozuar kancerit në gji.”
Hulumtimi tjetër tregon se ata që kanë sasi të vogla të karotinit në gjak janë të ekspozuar për katër herë më tepër kancerit në mushkëri. Nga ky shkak atyre që e kanë lënë pirjen e duhanit u rekomandohet të hanë karota. Këtyre kjo më së shumti mund t’u ndihmojë për t’ u mbrojtur nga sëmundjet në mushkëri.
Dr. Muniksi thekson se konsumimi i një karote në ditë mund të parandalojë vdekjen e 15000 deri në 20000 njerëzve nga kanceri në mushkëri në Shtetet e Bashkuara.
Dr. Zigleri thotë se konsumimi i gjysmë gote karota, kungull apo patateve të ëmbla në ditë mund ta zvogëlojë mundësinë e sëmundjeve të mushkërive për dy herë.
Perimet e pasura me karotinë, siç është karota, nuk ndihmojnë vetëm në mbrojtjen nga sëmundjet e mushkërive. Disa studime tregojnë për ndikimin pozitiv për kancerin në fyt, grykë, prostatë, mëshikëzën urinore dhe mitër. Me rëndësi është të përmendim se një pjesë të kare tave duhet t’i konsumojmë të ziera, sepse në këtë mënyrë lehtësohet lirimi i karotinit.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK
Comments are closed.