Microsoft të ofroj AccountGuard ne 12 tregje të reja në Europë

260

Sulmet e fundit që është thënë të kenë shënjestuar 104 llogari të punëtorëve të kompanive në Belgjikë, Francë, Gjermani, Poloni, Rumani dhe Serbi, besohet se kanë ardhur nga një grup i quajtur Strontium.

Kompania Microsoft ka njoftuar të mërkurën se do të ofrojë softuerin e saj për siguri kiberbetike, AccountGuard në 12 tregje të reja në Europë, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Spanjën, ashtu që të mbyllet hapësira e sigurisë si dhe të mbrohen konsumatorët e fushës politike nga ndonjë sulm i këtij lloji.

Microsoft ka thënë se së fundmi ka vërejtur sulme të cilat kanë ndodhur në periudhën shtator-dhjetor të vitit të kaluar, duke shënjestruar punëtorët e Këshillit gjerman për Çështje të Jashtme dhe zyrat evropiane të Institutit Aspen.

Përndryshe, shërbimi AccountGuard tani do ofrohet në Suedi, Danimarkë, Holandë, Finlandë, Estoni, Letoni, Lituani, Portugali dhe Sllovaki.

Pak para mbajtjes së zgjedhjeve të majit në Parlamentin Europian, zyrtarët gjermanë janë duke tentuar të rrisin sigurinë kibenetike në mënyrë që të pengojnë ndonjë ndërhyrje në të dhëna.

Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.