Metodat që ndihmojnë në edukimin e fëmijëve

769

Ekzistojnë metoda ndihmëse për edukimin e fëmijeve dhe çështje të cilat meritojnë vëmendjen tonë, prandaj duhet që t’i ndjekim ato gjatë edukimit të më të dashurve tanë. Ato janë si vijojnë:

-Përkujdesja që t’ia zgjedhim një nënë të mirë

Nuk i takon asnjë personi që të ngutet në martesë para se t’i lutet Zotit Fuqiplotë për ta udhëzuar kah më e mira dhe të konsultohet me njerëzit që kanë përvojë dhe njohuri për këtë gjë.
Kjo bashshorte është nëna e fëmijëve, dhe ata do të rriten sipas edukatës dhe natyrës së saj, e pastaj ajo ka ndikim edhe te vetë burri. Për këtë arsye është thënë: “Njeriu është në fenë e bashkëshortes së tij, për shkak të pasimit të saj në disa gjëra si rezultat i animit kah ajo, dhe se dashuria që ka ndaj saj e tërheq kah akordimi me të, kështu që nuk gjen ndonjë rrugë që t’i shmanget asaj e as të veprojë ndryshe”.

Ekthem ibn Sajfi i tha birit te tij : “O biri im! Mos të të josh bukuria e grave ndaj fisnikërisë së prejardhjes së tyre, sepse martesat e virtytshme sjellin nder dhe dinjitet.”

Ebu Esved ed-Devli iu tha bijve të tij : “Jam sjellë mirë me juve kur ishit të vegjël dhe kur u rritët, dhe para se të lindnit.” I thanë : Por, si ka mundësi që je sjellë mirë me ne para se të lindnim?” Tha: “Ua kam zgjedhur një nënë që smund t’i gjeni metë.”

Ndërsa Rijashiu këndonte:
Mirësia e parë qe ua dhashë ishte zgjedhja e nje nëne fisnike, dëliresia e së cilës ishte e qartë !

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

 

Comments are closed.