Metodat e llogaritjes së BPV

557

Në ekonomi ekzistojnë metoda themelore përmes së cilave llogaritet BPV-ja:

  1. BPV si shumë e vlerës së të mirave dhe shërbimeve finale
  2. BPV si shumë e shpenzimeve për angazhimin e inputëve në prodhim

BPV si shumë e vlerës së të mirave dhe shërbimeve finale. Këtë metodë të llogaritjes e sqarojmë përmes pyetjes se kush i shpenzon të mirat dhe shërbimet finale? Kur fl asim për AD thamë se të mirat dhe shërbimet finale në vendin shpenzohen në të katër sektorët e ekonomisë: sektori i amvisërisë (C), sektori i ndërmarrjeve – sektori afarist (I), sektori shtetëror (G) sektori i tregtisë së jashtme (X-M). Ashtu fitojmë se:

BPV = C + I + G + (X – M)

(C) – sektori i amvisërisë është shpenzuesi më i madh i të mirave dhe shërbimeve finale në ekonomi dhe atë nga ushqimi, veshmbathja, banimi, teknika e bardhë dhe shumë shërbimeve të tjera (arsimi, shëndetësia etj).

(I) – sektori i ndërmarrjeve është shpenzuesi i të mirave finale që investon në objekte, pajisje, mjete, vegla dhe ngjashëm, si fonde kapitale, por edhe në zëvendësim të atyre të harxhuara, ndërsa investon në rezerva të lëndëve të para, materialeve, intermediateve dhe ngjashëm.

(G) – sektori shtetëror, gjegjësisht buxheti shpenzon të mira dhe shërbime finale për institucionet shtetërore, organet publike dhe institucionet në sferën e administratës shtetërore, armatës, shëndetësisë, shkencës, kulturës dhe ngjashëm.

(X-M) – sektori i tregtisë së jashtme e jep neto-eksportin, që do të thotë se përdor BPV të huaj përmes importit dhe pjesë të BPV sonë përmes eksportit që shkon në shtetet e tjera. Nëse importi është më i madh se eksporti, ajo është neto – eksport negativ (-), dhe anasjelltas, eksport më i madh se importi është neto-pozitiv (+). BPV si shumë e shpenzimeve për angazhimin e inputëve të prodhimit. Ndërmarrjet në aktivitetet e tyre të përditshme duhet të angazhojnë impute, gjegjësisht faktorë të prodhimit për tu kryer procesi i punës. Ndërsa ata faktorë (puna, kapitali, toka dhe aftësia sipërmarrëse) i kanë pronarët dhe çmimet e tyre. Domethënë, ndërmarrjet i paguajnë çmimet të këtyre faktorëve pronarëve të tyre dhe me atë bëjnë shpenzime. Gjegjësisht, për punën e punëtorëve paguajnë paga, për kapitalin kamata, për tokën renta dhe për sipërmarrësit profit. Nëse i mbledhim këto shpenzime të ndërmarrjeve për faktorët e angazhuar të prodhimit në nivel të ekonomisë së përgjithshme në vend, fitojmë një kategori që ekonomistët e quajnë e ardhura nacionale).

 pagat – kamata + renta + profiti = të ardhurat nacionale

Por, me këtë ende nuk kemi ardhur te madhësia e BPV. Në ekonomi bëhen edhe shpenzime që i shtohen të ardhurave nacionale. Shpenzime të tilla janë tatimet indirekte (TVSH, akcizat), të cilat e legalizojnë prodhimin.

Tani fitojmë kategori të quajtur neto të ardhura nacionale + tatime indirekte = bruto prodhimi vendor

Kësaj kategorie i shtohet shuma e amortizimit të mjeteve për punë – makinat dhe me këtë veç më rrumbullakohet madhësia e shpenzimeve të mbledhura dhe fitohet vlera e bruto prodhimit vendor :

neto prodhim vendor + amortizim – bruto prodhim vendor

Ky shpenzim i fundit i shtohet me qëllim që të tregohet realisht pjesa e shpenzuar nga bruto investimet, të cilat nuk bëhen vetëm për furnizim të fondeve të reja kapitale, por edhe për zëvendësim të fondeve të shpenzuara kapitale. Me llogaritjen e tillë të BPV me këtë metodë, ajo është pothuajse identike me atë që është e llogaritur me metodën e të mirave dhe shërbimeve finale.

 

PËRMBLODHI DHE PËRSHTATI:

STUDENTET.MK

Comments are closed.