Mediat dhe propaganda
Porositë propanganduese transmetohen deri te konsumatorët potencial përmes mediave të ndryshme. Mediat e propagandës ekonomike janë të shumëllojshme, kurse disa edhe vëllimin e veprimit e kanë të gjërë, prandaj quhen mediume masive. Pra, mediat propaganduse janë mjete për bartjen e porosisë propaganduese dhe se dita-ditës bëhen më atraktive dhe më të përsosura. Nevojat për shfrytzimin e tyre gjithnjë janë më aktuale, nga shkaku i zhvillimit të ndërmarrjeve dhe depërtimit të tyre në një treg më të gjërë.
Sipas Sudarit në kuadër të mediave kryesore propaganduese bëjnë pjesë këta media: gazetat, revistat. Tv, Radio, shpalljet, mjetet e drejtëpërdrejta propaganduese, panairet, mediat e reja, etj.
Kurse sa u përket mjeteve të propagandës ekonomike i kanë dimenzionet e veta praktike dhe efikase. Zbatohen sipas natyrës së veprimtarisë së ndërmarrjes, të mundësive dhe të lëvërdisë që e kanë.
Mjetet propaganduese janë të shumëllojta, por për t“i kuptuar më mire do të paraqesim ndarjen e tyre sipas Sudarit (J .Sudar ) në këto grupe kryesore:
1. Shpalljet;
njëngjyrëshe,
shumëngjyrëshe,
serike, etj.
2. Reportazhet; në përgjithësi kanë karakter dokumentues të, publikimit, ku prezantohen risitë.
3. Mjetet afariste propaganduese; ku bëjnë pjesë:
letrat afariste,
zarfi (mbështjellësi),
kartela afariste,
fletëgarancioni, etj.,
4.Mjetet e drejtëpërdrejta propaganduese; përfshinë :
letrat propaganduese,
kartpostalet,
prospekti, katalogu.
broshurat,
revistat,etj.
5. Mjetet reprezentative propaganduese;
kalendarët,
ftesat,
uratat albume,
suveniret,
skulpturat,etj.
6. Mjetet e jashtme propaganduese : ku bëjnë pjesë: pllakatet,
pllakat propaganduese,
mjetet ndriçuese propaganduese, etj.
7. Mjetet projektuese propaganduese përfshirë : diapozitivet,
dia-viva filmet,
filmat propagandues, etj.
8. Mjetet tjera propaganduese; ku janë të përfshirë:
fotografitë komercialo-propaganduese,
ekzemplarët falas,
shpërblimet, etj.
Pra mediumet dhe mjetet e propagandës ekonomike mund të shfrytëzohen nga një, më shumë sosh, ose në mënyrë të kombinuar. Për përcaktime të tilla merren në konsideratë shpenzimet dhe efektet që dalin nga aktivitetet e propagandës ekonomike.
STUDENTET.MK
Comments are closed.