Mbipesha tek njerëzit në nivel alarmant!

1,109

Në hulumtimin për trashësin, pothuajse çdo person i tretë vuan nga pesha e pakontrolluar apo nga mbipesha. Këtë konstatim e kanë paraqitur hulumtuesit e këtij projekti.

Normat e trashjes janë dyfishuar në krahasim me vitin 1980 në më shumë se 70 vende dhe është në rritje në shumë vende të tjera, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore New England Journal të Mjekësisë, i cili mbulon 195 vende në periudhën nga viti 1980 deri në vitin 2015 .

Në vitin 2015, të evidentuar ishin 2.2 miliardë të rriturit dhe fëmijët me mbipeshë. Rreth 700 milionë prej tyre, duke përfshirë 180 milion fëmijë ishin obezë(me peshë mbi 100kg).

“Të jesh mbi peshë është një nga problemet më të mëdha shëndetësore të kohës sonë”

Nga 20 vendet më të populluara në botë, me 13% Shtetet e Bashkuara kan shkallën më të lartë të trashjes tek fëmijët dhe të rinjtë, ndërsa Egjipti është në vendin e parë në shkallën e obezitetit tek të rriturit, e cila arrin në 35%.

Anketa tregoi se mesatarja globale është pesë për qind e fëmijëve dhe 12 për qind në mesin e të rriturit.

Bangladeshi dhe Vietnami kanë shkallën më të ulët të rreth një për qind në të dy kategoritë.

Studimi ka përcaktuar gjithashtu se në vitin 2015, katër milionë njerëz kanë vdekur nga sëmundje që lidhen me mbipeshë apo trashje. Dy te tretat që lidhen me sëmundjet kardiovaskulare, e ndjekur nga diabeti, sëmundjeve të veshkave dhe kancerit.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.