Matja e inflacionit

1,013

Norma e inflacionit në ekonomi llogaritet ashtu që diferenca mes indeksit të çmimeve në periudhën aktuale  dhe indeksit të çmimeve të periudhës së kaluar do të shumëzohet me indeksin e çmimeve në periudhën e kaluar.

IR = CPI(t) – CPI(t-1)CPI(t-1)

 

Indeksi më I famshëm me të cilin matet niveli I përgjithshëm i çmimeve është indeksi i çmimeve të konsumit (indeksi i çmimeve të konsumit-CPI) apo siç njihet tek ne indeksi i shpenzimeve për jetë. Në llogaritjen e këtij indeksi në shumë vende merren çmimet e mallrave dhe shërbimeve të cilën e përbëjnë shporta e ushqimit, duke përfshirë karburantet për ngrohje,derivatet, shërbimet shëndetësore etj.

Indeks tjetër me të cilën matet inflacioni ose norma e rritjes së nivelit të  çmimeve është deflatori PBB – PRODHIM I  BRENDSHËM BRUTO [1]( en – Gross domestic product , GDP). Deflatori I PBB paraqet koeficientin e prodhimit të brendshëm nominal dhe real. Për shkak se PBB nominale dhe reale dallohen  në çmimet që shfrytëzohen në përllogaritje, del në pah se defllatori PBB paraqet matës të nivelit të çmimeve në ekonomi.

 

[1]  PBB -është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një periudhë të caktuar (zakonisht një vit).

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.