LG prezanton dy versione të reja të G6

537
Ashtu siç është premtuar, LG ka prezantuar zyrtarisht dy smartfona të rinj – LG G6+ dhe modelin me 32 GB memorie të brendshme të smartfonit të saj të avancuar, G6.
Derisa LG G6 me 32 GB vjen me specifika pak a shumë sikur të modelit origjinale G6, LG G6+ vjen me disa veçori të reja.
Të dy këta smartfona të rinj janë identik në dizajn, por LG G6+ vjen me 128 GB memorie të brendshme dhe mbështetje për veçorinë Qi për karikim të shpejt të baterisë pa tela.
Gjithashtu, LG ka thënë se të gjitha versionet e G6 do të vijnë me përditësime në softuer në të njëjtën kohë.
Specifikat e LG G6 / G6+
Ekran 5.7-inç (1440 x 2880 pikselë) QHD + LCD
Procesor Quad-Core Snapdragon 821 dhe grafikën Adreno 530
4 GB RAM dhe 32/64/128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 2 TB përmes kartelës microSD
Sistemi operativ Android 7.0 (Nougat) me LG UX 6.0 dhe Google Assistant
Kamera kryesore e dyfishtë prej 13 MP me blicin LED të dyfishtë, OIS 2.0 dhe video incizime prej 4K
Kamera e përparme prej 5 MP
Sensor për gishtërinj
Rezistent ndaj ujit dhe pluhurit
Dimensionet: 148.9 x 71.9 x 7.9 mm; Pesha: 163 gramë
Lidhjet: 4G LTE, WiFi 802.11 ac (2.4 GHz dhe 5 GHz), Bluetooth 4.2 LE, GPS, NFC, USB Type-C 2.0 (kompatibile 3.1)
Bateria prej 3300 mAh me veçorinë Qualcomm Quick Charge 3.0, karikim pa tela Qi

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.