Lajmi i cili ia rënoi vlerën Apple për 8 bilion dollar
Aksionet e Apple kanë rënë drastikisht pas lajmit se udhëheqësi i sektorit të dizajnit Jony Ive do të jep dorëheqje prej kompanisë. Pas lajmit të dorëheqjes të Ivit, aksionet e Apple të enjten kanë pësuar rënie prej 0,88% në berzë, përcjell Business Insider.
Kjo duket se është numër i vogël, mirëpo për kompanit e mëdha si Apple kjo do të thotë humbje prej 8 bilion dollarëve në tregun kapital. Nëse aksionet nuk stabilizohen, vlera e kompanisë së Apple do të jetë rreth 910 bilion dollar.
Në deklaratën e dhënë të enjten thuhet se drejtori gjeneral i Apple Tim Cook ka tentuar të bindë punonjësit dhe investitorët se kompania e Jony Ive do të bashkëpunon me Apple përkundër dorëheqjes se tij. Jony Ive luante rolin kryesor në procesin e dizajnimit të produkteve të panumërta të Apple duke përfshirë iMac dhe iPhone.
Hapi i rradhës në karierën e Jony Ive do të jetë kompania e re e tij e quajtur LoveForm, ku Apple do të jetë kilenti i tyre primar.
“Apple edhe mëtutje do të shfrytëzon talentin e Jony-it, duke bashkëpunuar në projekte ekskluzive direkt me të dhe ekipin brilijant të tij”, deklaroi Tim Cook në deklaratën e tij. “Pas shumë vitesh bashkëpunim, jam i lumtur që bashkëpunimi mes neve do të vazhdon të ritet” – shtoi ai.
Investitorët nuk janë aq të frikësuar duke pasur parasysh rënien e vogël të aksioneve, mirëpo Wall Street menjëher reagoi negativisht me largimin e dizajnerit gjeni nga njëra prej komanive më të medha në botë.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK
Comments are closed.