Kur ushqimi mund t’ju vrasë: 5 ushqime helmuese

1,057

Peshqit që mund t’ju vrasin, fasulja që përmban cianid, fara që ka ricin dhe gjethet që kanë acid vrasës. Ushqimet që mund t’ju vrasin madje edhe nga kafshata e parë, 5 ushqime helmuese qe ju duhet të paralajmëroheni!

1.Peshku Fogo

Personi i parë që provoi këtë lloj peshku ishte ndoshta pronari i një ndjenje shumë të lartë të aventurizmit. Pothuajse të gjithë peshqit nga kjo familje përmbajnë tetrodotoksinë, i cili është një nerv shumë i fuqishëm që ndikon tek helmi i cili bllokon kanalet e natriumit në qelizat nervore dhe mund të shkaktojë vdekjen në një periudhë shumë të shkurtër kohore. Ajo është 1200 herë më e helmshueshme se cianidi. Sasia e helmit në një peshk mund të vrasë deri në 30 njerëz dhe nuk ka antidot të njohur për të. Kjo gjellë konsiderohet të jetë shumë e shtrenjtë dhe kërkon një licencë për t’u përgatitur. 23 njerëz vdesin çdo vit nga ngrënia e peshkut fogo dhe 338 ishin helmuar në mes të viteve 2000-2009.

2. Fasulja lima

Nuk rekomandohet të hahet fasulja lima e papjekur, rezultati mund të jetë një dizastër. Fasulja, e quajtur edhe “fasule gjalpe”, mund të përmbajë sasi të mëdha cianidi. Por në qoftë se ju dëshironi të hani një pjatë fasule të llojit lima, ndjehuni të sigurtë se është gatuar siç duhet, gjegjësishtë sigurohuni që pjesa e saj e helmit është zhdukur.

 

3.Bimët Rabarb

Bimët Rabarb shërbejnë si një bazë e shkëlqyeshme për ëmbëlsira, por fletët e saj përmbajnë acid oksalik – një përbërës kimik që është i pranishëm në zbardhjen, pastrimin e produkteve për metalet dhe produktet që parandalojnë ndryshkun. Fletët e kësaj bimeje gjithashtu përmbajnë materie që mund të shkaktojnë djegie në gojë, dhimbje në fyt dhe mund t’ju bëjnë të vjellni, të ndjeheni me të vërtetë të sëmurë.

 

4.Domatet dhe patatet

Fletët dhe rrënjët e këtyre ushqimeve bazike përmbajnë një përbërje organike të quajtur Sulnin. Patatet janë veçanërisht helmuese dhe kanë sulnin në një përqendrim shumë të lartë kur ai del nga toka dhe ende është i gjelbër. Në përgjithësi – patatet kanë më shumë materiale helmuese sesa domatet. Sulnini ka raste shumë të rralla helmuese, pasi ajo kërkon që ju të hani sasi shumë të mëdha patatesh për të shkaktuar ndonjë ndikim. Por në qoftë se ju ndodhë të hani një patate të gjelbër – merrni parasyshë për gjëra të tilla si: nxerrje e madhe e jargëve nga goja, diare, impuls i ngadalshëm, frymëmarrje e shpejtë dhe ulje e presionit të gjakut.

 

5. Kërpudhat

Asnjë listë ushqimeve helmuese nuk është e plotë pa përmendur kërpudhat, sidomos ato të Amanita Phalloides që mund të shkaktojnë vdekjen së bashku me Amanita Ocreata e njohur si “Kërpudha shkatërruese”.

Edhe pse ne i njohim rreziqet e mundshme të kësaj bimeje, rastet helmuese rregjistrohen çdo vit, pasi njerëzit kanë probleme me identifikimin e kërpudhave.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.