KUR PËR TY KONSIDEROHET E META E METË ?!

493


Nuk është e metë që njerëzit të flasin kundër teje, por e metë është që ti të ndikohesh nga fjalët e tyre!

Nuk është e metë që ta keqkuptosh mendimin e tjetrit, por e metë është të kesh mendim të keq për të!

Nuk është e metë të shohësh lot në sytë e një të brengosuri, por e metë është që mos t’ia fshish ato, po qoftë ajo edhe me një buzëqeshje!

Nuk është e metë që ndokush të vjen tek ti dhe të kërkon ta këshillosh, por e metë është që ta refuzosh!

Nuk është e metë të ndjesh dhimbje nga plaga, por e metë është që ajo dhimbje të zgjasë!

Nuk është e metë të pësosh humbje, por e metë është që të dorëzohesh!

 

Përgatiti dhe përshtati:

STUDENTET.MK

Comments are closed.