Kuptimi i tregut

1,740

“Një hapsirë e caktuar gjeografike”. ”Në disa raste nocioni treg paraqet raportet ndërmjet ofertës dhe kërkesës për ndonjë produkt të caktuar”. Kurse në raste të tjera nocioni treg përdoret për t’u përshkruar akti i shitjes së produkteve të caktuara. Në kuptimin e gjërë fjalën treg mund ta kuptojmë edhe si kërkesë të gjithëmbarshme të konsumatorëve potencial për produkte të caktuara.

T.Karpat për tregun thotë; ”Marrë në përgjithësi, tregu është një fenomen i caktuar shoqëror dhe kulturë e jetesës, në të cilën prezentohet niveli i forcave prodhuese, organizimi shoqëror dhe shkalla e lirisë së prodhuesit individual dhe konsumatorit përfundimtar’

Sipas S. Dibb, L. Simkin me nocionin treg kuptojmë: ”bashkësinë e njerëzve (individëve ose ndërmarrjeve), të cilët kanë nevojë për
ndonjë produkt të caktuar, që kanë aftësi të caktuara blerëse, gatishmëri për blerjen e produktit të caktuar”. Andaj, mundë të konstatojmë se një bashkësi e njerzve për t‘u llogaritur si treg duhet t‘i plotësojë këto katër

kushte: ”
» Njerëzit duhet të kenë nevojë për ndonjë produkt. Nëse nuk kane
nevojë, atëherë bashkësia e tillë nuk mund të llogaritet si treg.
> Njerzit në kuadër të bashkësisë duhet të kenë aftësi për të blerë
produktin. )
Njerzit duhet të jenë të gatshëm që të përdorin aftësinë e tyre blerëse.

> Njerzit në kuadër të bashkësisë duhet të kenë autorizim për blerjen e produktit të caktuar.

Parashtrohet pyetja se, për çka shërben tregu ? Për ate flasin funksionet bazike të tregut:
> Tregu organizon shkëmbimin e prodhimeve dhe shërbimeve. Ai i
grumbullon ofertat dhe kërkesat e prodhimeve dhe shërbimeve. Me ate, ai paraqet formën e lidhjeve shoqërore në mes prodhuesve, në njërën anë, dhe shfrytëzuesëve të atyre prodhimeve-konsumatorëve, nga ana tjetër. E njëjta gjë vlenë edhe për shërbimet.

> Tregu është gjykues më i mirë dhe më korekt i cili vlerson mundimet e prodhuesve dhe shërbyesve. Në treg vepron ligji i ofertës dhe kërkesës i cili është formë specifike e ligjit të vlerës. Në treg, sipas ligjit të ofertës dhe kërkesës bëhet edhe formimi i çmimeve. Interpretimi më i thjeshtë i ofertës dhe kërkesës mundë të jetë; dhe ate duke supozuar një konkurencë të plotë dhe eliminimin e të gjitha faktorëve të tjerë të cilët kan ndikim në çmimet (niveli i ngopshmërisë, psikoza e tregut, stili, moda, etj.); oferta

Comments are closed.