Kundrina e zhdrejtë me parafjalë (pjesa e dytë)

787

Kundrina me parafjalën nga kur varet nga folje me kuptim të gjerë largimi, si: largohem, shpëtoj, shkëputem, ndahem, ik, heq, zbres, ruaj, ruhem, kam kujdes (ruaj, ruhem) mbroj, ndruhem, fshihem, trembem, kam frikë etj., shpreh objektin nga i cili niset veprimi: Ai s dinte si të shkëputej nga hallka e një martese që ishte bërë pa dashjen e tij. Erdhi koha të çliroheshin nga njëri tjetri.

Në këto ndërtime marrëdhëniet objektore mund të gërshetohen me marrëdhënie vendore. Në to kundrina me parafjalën nga mund të zëvendësohet ndonjëherë me kundrina të rasës dhanore.

Kundrina me parafjalën nga, kur varet nga foljet spastroj, zhvesh, heq etj., shpreh diçka që hiqet nga një objekt: Ligjet duhen spastruar sa herë del nevoja nga gjërat, të cilave u kalon koha, duhen zhveshur nga çdo frymë burokratike.

Kundrina me parafjalën nga, kur varet nga folje që tregojnë të ndarë, dallim, ndryshim, shpreh objektin që shërben si bazë dallimi a të ndryshuari për objekte të tjera: Burri s ‘e ndan kurrej fjalën nga vepra

Kundrina me parafjalën nga mund (e ndiqet nga një kundrine tjetër me parafjalë te/tek ose në, duke shprehur njëra objektin e fillimit dhe tjetra atë të fundit. Marrëdhëniet objektore në këto ndërtime gërshetohen me marrëdhënie hapësinore, sidomos kur emra: janë konkretë, në rastin e fundit, mund të mbizotërojnë marrëdhëniet hapësinore: Tërë opinioni i kolektivit të uzinës kaloi nga kontrolli i vetes tek kërkimi i shkaqeve të jashtme.

Kundrina me parafjalën te/tek, ndërtuar kryesisht me emër njeriu ose me përemër, shpreh krahas objektit, të cilit i drejtohet veprimi. edhe nuanca hapësinore: Unë e di! Prandaj erdha te ti. Kjo fjalë… ushtroi një fuqi të pakundërshtueshme te Skënderi. Mësuesi vijonte të kishte shpresë e besim te plaku.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.