Kundrina e drejtë (pjesa e dytë)

453

Kundrinë të drejtë në ligjërimin bisedor mund të marrë në ndonjë rast, në rrethana të caktuara, edhe një shprehje onomatopeike pasthirrmore me vlerë foljore. Në varësi nga kuptimi i foljes dhe i emrit, përemrit etj.. kundrina e drejtë mund të shprehë nuanca të ndryshme kuptimore. Kundrina e drejtë, lidhur me veprimin e foljes. mund të jetë e brendshme ose e jashtme.

Kundrina e brendshme shpreh objekt që përftohet nga veprimi i foljes: prodhoj makineri, ndërtoj banesa, ngre kombinate, hap kanale etj.; objektin që zbulon përmbajtjen e veprimit të foljes, d.m.th. atë që krijohet në proçesin e veprimit e që tretet në kryerjen e tij. E afërt me këtë kundrinë është edhe kundrina tautologjike e ndërtuar me folje jokalimtare. Në ligjërimin popullor është shumë i kufizuar numri i foljeve jokalimtare që mund të marrin një të tillë kundrinë (si: fie, jetoj, flas, veroj, luftoj, ëndërroj e ndonjë tjetër). Në gjuhën e letërsisë artistike herë-herë përdoren edhe folje të tjera. Këto ndërtime përdoren sidomos kur kundrina shoqërohet nga një përcaktor.

Kundrina e jashtme shpreh objekt që ekziston pavarësisht nga veprimi i foljes, por që i nënshtrohet këtij veprimi: tund malet, pushtoj zemrat, përqafoj vullnetarët, lëvizim shkëmbinjtë, këmbej librat, tund kokën, pyes çupën, tall frikacakët.

Kundrina e drejtë shprehet: me një emër, më shumë të shquar, të rasës kallëzore: Djali i vogël mbaroi detyrat e shkollës. Çaj s’kishin dhe i dhanë shurup të nxehtë.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.