Krijimi i trëndafilit blu, injektohet ngjyra në ADN-në e lules

923

Të ndërhysh në ADN-në e luleve duke bërë modifikime sipas shijes estetike të njerëzve, është sfida e re florikulturës moderne. Kështu është krijuar trëndafili i parë blu, i cili këtë ngjyrë e mori nga dy baktere që ju injektuan nga kërkuesit kinezë.

Sipas simbologjisë bashkëkohore, trëndafili blu përfaqëson të paarritshmen, endrrën e pamundur dhe kjo është një nga arsyet që në tregun botëror është shumë i kërkuar. Por në natyrë nuk ekziston, dhe trëndafilat blu që gjejmë në dyqanet e luleve në fakt janë të bardhë, të cilët janë spërkatur me ngjyrues blu.

Por sot falë bioteknologjisë duket se kjo lule më në fund mund të përfitohet, me anë të injektimit të disa enzimave bakteriale në petale. Qëllimi tani është të projektohen trendafila që i prodhojnë në mënyrë autonome këto enzima pa qenë e nevojshme të injektohen nga jashtë.

Ekipi kinez që ka punuar në këtë projekt ka publikuar studimin dhe rezultatet në ACS Synthetic Biology. Së fundmi kërkuesit japonezë arritën të realizonin çeljen e krizantemës së parë blu me anë të modifikimit gjenetik.

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.