Klasifikimi i kompjuterëve
Detyrë themelore e kompjuterëve është që t’i pranojnë, memorojnë (mbajnë mend), përpunojnë dhe t’i japin në formë të përshtatshme të dhënat. Në përgjithësi kompjuterët kanë aftësi të ndryshme të përgjigjen në kërkesat e mësipërme, gjatë së cilës flitet për performancat e tyre.
Sipas performancave të përgjithshme të tyre, kompjuterët mund të ndahen në:
• Kompjuterët e mëdhenj (mainframes) që janë më të mëdhenjtë. Karakterizohen me dimensione të mëdha dhe fuqi shumë të mëdha procesorike.
• Kompjuterët e vegjël (minicomputers) që dallohen nga ato më sipër si më të vegjël, karakterizohen me fuqi të lartë procesorike dhe zakonisht shfrytëzohen si server i rrjetit.
• Mikrokompjuterët (microcomputers) përfaqsues kryesor i të cilëve është kompjuteri personal. Me zhvillimin dinamik të tyre mikrokompjuterët më të fuqishëm i kanë arritur performancat e grupeve të kompjuterëve më lartë.
Burimi:Libri Bazat e Informatikës
Comments are closed.