Klasifikimi i fjalive të varura
Përcaktimi i llojeve e klasifikimi i fjalive të varura ka qenë dhe vijon të jetë edhe sot ndër çështjet më problemore të sintaksës e të gramatikës në përgjithësi. Ai ka bërë dhe bëhet në mënyra nga më të ndryshmet, të lidhura me drejtime të ndryshme të teorisë sintaksore të përgjithshme, me traditat e gjuhësive përkatëse, ose edhe me pikpamjet e veçanta të gramatikanëve të ndryshëm. Vihen re kritere të ndryshme, klasifikime ndonjëherë të kundërta, por edhe zbatime të ndryshme të të njëjtave kritere.
Mund të dallohen tri drejtime themelore, tri forma kryesore të këtij klasifikimi:
1)klasiflkimi funksional,
2) klasifikimi formaI-gramatikor:
3)klasifikimi strukturor-semantik dhe semantik strukturor.
Klasifikimi funksional e përqëndron vëmendjen në funksionet që përmbushin fjalitë e varura në raport me kryesoren (a drejtuesen në përgjithësi), në marrëdhëniet sintaksore midis atyre. Klasifikimi formal gramatikor merr parasysh më shumë mjetet e lidhjes. Klasifikimi strukturorsemantik dhe semantik-strukturor kërkon të përfshijë realitetin gjuhësor në një mënyrë sa më të plotë të marrë parasysh tërësinë e lidhjeve kuptimore e strukturore në mes të fjalisë kryesore (a drejtuese) dhe të fjalive të varura, duke marrë si pikënisje a duke vënë në radhë të parë ose strukturën, ose anën semantike.
Klasifikimi fuksional e ka burimin te drejtimi logjik-gramatikor. Ai merr forma të ndryshme, të mbështetura në radhë të parë në kritere logjikesemantike. Ai mbështetet kryesisht në raportet kuptimore midis një fjalie të varur dhe fjalisë së plotësuar prej saj. Varianti më i përhapur e më përfaqësues i këtij klasifikimi është ai që mbështetet në paralelizmin e periudhës me fjalinë, të funksioneve të fjalive të varura me ato të gjymtyrëve të fjalisë.
Ai ka dalë nga mesi i shekullit të kaluar, I janë bërë gjatë kohës plotësime e ndryshime të pjesshme dhe përmirësime, si pasojë e të cilave ka marrë forma që ndryshojnë njëra prej tjetrës nga shkalla e mënyra e ndjekjes së parimit (zbatimi gjer në fund ose vetëm i kriterit Iogjik-semantik, ose plotësimi e kombinimi me elementë formale strukturorë). Është klasifikimi që është përdurur në traditën sintaksore shqiptare në variante të ndryshme me ndryshime jo aq të rëndësishme.
Duke u mbështetur në këtë paralelizëm, fjalitë e varura e marrin emrin nga gjymtyrët e fjalisë me të cilat kanë funksionalisht sinonimike, te të cilat kanë analogii e afërsi për nga ana funksionale-kuptimore. Ato quhen, kështu fjali të varura kryefjalore, kallëzuesore përcaktore, kundrinore rrethanore. Këto të fundit ndahen në nënklasa në lloje të ndryshme, sipas kriterit semantik, në: rrethanorë kohorë., shkakorë etj.
Në disa gramatika fjalitë kryefjalore, kallëzuesore, kundrinore, përcakton, të cilat kanë mjaft tipare të përbashkëta midis tyre si nga ana funksionale ashtu edhe nga ana strukturore, nuk dallohen, po përmblidhen, sidomos tri të parat, në një kategori të vetme, në fjalitë e varura plotësuese ose ftillëzuese. Këtij klasifikimi i janë bërë dhe i bëhen vërejtje të ndryshme. Së pari, se s’mund të vihen shenja e barazisë së plotë midis fjalisë së varur dhe gjymtyrës përkatëse të falisë, është thënë se ato s’janë identike, as krejtësisht paralele, se afërsia e tyre funksionale-semantike shprehet në vija të përgiithshme.
Burimi {Gramatika e gjuhës shqipe 2}
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK
Comments are closed.