Këshilla për njerëzit e trashë

377

1. Shumë raste të mbipeshës janë rezultat i të ushqyerit të tepruar të fëmijëve nga ana e nënave të tyre derisa janë foshnja. Kjo sjell në shumimin e qelizave yndyrore në trup. Këto qeliza më vonë rriten dhe tubojnë yndyrëra plotësuese.

Shërimi i mbipeshës, d.m.th., fillon në fëmijëri. Fëmijët duhet ushqyer me ushqim të shëndoshë dhe të drejtë, por pa e tepruar;

2. Mënyra më e mirë e zvogëlimit të peshës është dobësimi gradual, që të mos e ekspozojmë trupin tonë ndaj sëmundjeve të ndryshme;

3. Që të privohet trupi ynë nga indet yndyrore, njeriu duhet ta zvogëlojë sasinë e ushqimit dhe ta rrisë harxhimin e energjisë duke u marrë me sport;

4. Nuk rekomandohet aspak përdorimi i ilaçeve për uljen e peshës, ato sjellin pak dobi dhe shumë dëme;

5. Ha më pak se më parë!

-duhet zvogëluar sasia e ushqimit që konsumohet, posaçërisht ëmbëlsirat, yndyrërat dhe brumet,

-shumica e njerëzve që jetojnë jetë të rehatshme dhe pa vështirësi u duhen më pak se 1200 kalori në ditë,

-ata që punojnë punë të rënda duhet të konsumojnë prej 2 deri më 3 mijë kalori, 6. Nuk duhet kontrolluar atë që e hamë, por ate që e pimë. Mundohu të shmangesh nga pijet e gazuara, siç është Cola, Seven up etj;

7. Shmangu nga ushqimi i yndyrshëm!

-yndyrërat japin dy herë më tepër kalori se ëmbël. e proteinat. Shmangu nga mishi i yndyrshëm dhe prodhimet e qumështit kajmaku (ajka), gjalpa (tëlyni), djathi dhe krema, posaçërisht të kafshëve, dhjami shtëpiak,

-mundohu të pishë qumështin me më pak ose me aspak yndyrë dhe yndyrëra pa kalori, siç janë ato nga luledielli, misri ose vaji i ullirit. Kurse zonjave u themi: përgatitni ushqimet me vaj të lulediellit ose misrit në vend të atyre të kafshëve (margarinë) ;

8. Shmangu nga ëmbëlsirat, biskotat, çokollatat etj. Këto zëvendësoi me sallata, fruta dhe perime. Mos ha shumë bukë!

9. Bëhu i rregullt në lëvizje dhe aktivitete fizike! Më e mirë është ecja e Shpejtë. Tento që të mos mbështetesh në automobilin tënd kur të lëvrzësh nëpër qytet.

Comments are closed.