Këshilla dedikuar cdo njeriu

504

“Përkujtoju popullit tënd kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: O djali im, mos i përshkruaj Allahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësia më e madhe! ”

Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj prindërve të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund dhe pas dy viteve ia ndau gjirin. (E porositëm) të jeshë mirënjohës ndaj meje dhe ndaj dy prindërve tu, sepse vetëm tek unë është kthimi juaj. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çeshtjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj pë atë që keni punuar.

O djali im, s’ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, Allahu do ta sjellë atë , se Allahu është i butë dhe hollësisht i informuar.

O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, dhe mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit.”

 

(Lukman; 13-19)

Comments are closed.