Kafeja më e fortë në botë

765

“Dëshira e vdekjes” është emri zyrtar i një përzierje të re kafeje, që sipas Colia, mund të bëjë kafenë më të fortë në botë. Kafeja “Deshira e vdekjes” përfshin 200% më shumë kafeinë se një filxhan kafeje mesatare – mirëpo qëndron i pasur me shijen dhe aromën e saj.

Sipas një sqarimi në faqen e internetit të kompanisë që bën kafe, sekreti i saj qëndron në vetë kokrrat e kafesë, ato janë kokrra kafeje arabe, që konsiderohen të jenë me shijen më të pasur ndonjëherë, madje edhe në ato që përmbajnë më pak kofeinë. Kompania pretendon se ata kanë gjetur një racë të veçantë kokrreje që bën të ketë shije dhe aromë të veçantë – dhe mund të përballojë edhe pjekjen relativisht të gjatë, e cila automatikisht prodhon më shumë shije pa e humbur sasinë e kafeinës.

Shuma e kafeinës supozohet të ndikojë shumë fuqishëm në trupin tuaj sesa çdo filxhan tjetër kafeje – dhe t’ju sjellë një nivel shumë të lartë të vigjilencës dhe energjisë për një periudhë të shkurtër kohore – “Dëshira e vdekjes” ka ndikuar në disa nga testuesit për shumë orë – madje edhe një ditë të tërë!

Kjo mund të tingëllojë pak e çuditshme, por kompania premton se do t’ua kthejë 110% të çmimit për secilin që e provon kafenë dhe ndahet i zhgënjyer nga shija e saj. Një qese e vogël me më pak se gjysmë kilogrami kushton $19.99. Ky nuk është një çmim i shtrenjtë në krahasim me kafetë tjera.
Këto mund të porositen si kokrra kafeje ose si kafe e pjekur – dhe sipas kompanisë kjo qese mund ta qëndrojë në shijen e saj për dy-tre muaj. (edhe pse kafeja standarde qëndron shumë më pak.)

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.