Informatika dhe Informatika e Biznesit
Fjala informatikë paraqitet për herë të parë në Francë në vitin 1960, ndërsa më vonë e
përvetësojnë edhe vendet tjera në Europë dhe në botë. Vetë fjala është nxjerë nga fjalët
informacion (Information) dhe automatikë (Automatique) dhe paraqet shkencën për
informatat dhe lajmërimet.
Informacioni, në aspekt më të gjerë përfshin të gjitha faktet, të
komunikuara, të mësuara apo të mbajtura mend. Teoria e informacionit është shkencë
adekuate e cila merret me studimin e përpunimit dhe rruajtes së shënimeve. Informatika si
shkencë është krijuar nga shkaqe praktike me bashkimin e shkencës së kompjuterëve
(computer science) dhe shkencës së informatave (information science). Sot në përdorim
janë emërtimet Informatikë, Shkenca Kompjuterike, Teknologji informative, etj.
Kërkesa gjithnjë e në rritje për informacione, sidomos, informacione më të përbëra, si dhe
shpenzimet e larta të pranimit të tyre në formë natyrore (joelektronike), krijoi
kërkesat për zhvillim të shpejtë të kompjuterëve.
Informatika përjetoi zhvillim të fuqishëm në vitet e gjashtëdhjeta të shek XX. Suksesi që
pati e çoi në vetë majën e të gjitha degëve të tjera industriale.
Informatika sot është shkencë mjaft e zgjeruar dhe e diversifikuar në disa lëmi, e ndër më
të zëshmet janë: Teoria e Algoritmeve, Struktura e të dhënave, Përpunimi i të dhënave,
Bazat e të dhënave, Arkitektura e kompjuterëve, Kodet dhe kodimet, Logjika
kompjuterike, Komunikimi dhe lidhjet, Udhëheqja e proceseve, etj.
Mes viteve të gjashtëdhjeta dhe të shtatëdhjeta, informatika gjen zbatimin e saj në të
gjitha veprimtaritë komerciale dhe shoqërore. Zbatimi i gjithanshëm i saj në vitet e
shtatëdhjeta, sjell ndarjen e saj në diciplina të veçanta që përpunojnë tërësi të ndryshme,
mes të cilëve është edhe informatika e biznesit. Informatika e biznesit merret me
informata komerciale. Informata komerciale është e dhënë që ka vlerë (informative) për
marrësin në kuptimin e vendimeve biznesore. Të dhënat biznesore siç është për shembull
oferta, mund të kenë përmbajtjen e një komunikimi biznesor, mund të kenë formën e
lajmërimit siç janë për shembull proces verbalet e ndryshme, regjistrimet, dhe të
ngjajshme por mund të jenë edhe dokumente siç janë faturat etj.
Informatika e biznesit mbështetet në teknologjinë kompjuterike dhe telekomunikuese,
dhe mundëson një qasje të re të punës, zhvillimit dhe jetës në përgjithësi. Ajo ndryshon
në tërësi mënyrën e punës, gjatë së cilës, kultin e punës fizike, e zëvendëson me dijeni
dhe automatizim të punës. Zbatimi i informatikës biznesore është posaçërisht i
rëndësishëm për drejtimin e sistemeve biznesore dhe automatizimin e tyre.
Në qoftë se janë të përcaktuara qëllimet dhe kriteret, atëherë në bazë të tyre organet e
udhëheqjes dhe të kontrollit mund të marrin vendime afariste, të cilat së bashku me
resurset kadrovike, materiale dhe financiare hyjnë në proces të afarizmit. Rezultat i
procesit të afarizmit janë produktet, shërbimet, të ardhurat, shitja etj. Këto autpute
(madhësi dalëse), për shkak të kontrollit, krahasohen me ato të planifikuara – planet.
Mbyllja e rrjetit informativ në bazë të krahasimit të planit dhe të realizimit bëhet me anë
të sistemit informativ. Rrethina e sistemit paraqet destinimin e resurseve të tij dhe të
autputeve (madhësive dalëse). Të gjitha këto janë integruar në skemën e paraqitur në
figurën e mëposhtme.
Figura 1. Bllok skema e ndërlidhjes së sistemit informativ me rrethinën
Në skemën e paraqitur, figurativisht janë të prezentuara ndërlidhjet e aktiviteteve të
caktuara informative pa të cilat nuk është e mundur që në mënyrë kualitative të kryhet
procesi i reproduksionit. Sipas kësaj, detyrat e sistemit informativ kanë tre nivele:
• sigurimi i organeve të udhëheqjes me informacione para marjes së vendimeve,
• futja e informacioneve të nevojshme në procesin e afarizmit,
• ndërlidhja informative e sistemit afarist me rrethinën e tij.
Autputet e sistemit afarist dhe të sistemit informativ janë inpute të sistemit nga rrethina, kurse
autputet (hyrjet nga rrethina e sistemit) e sistemit nga rrethina janë inpute të sistemit
informativ, sistemit të udhëheqjes dhe të kontrollit dhe të sistemit afarist. Nga të gjitha
këto konstatime mund të vërehet ndërlidhja e sistemit afarist të ndërmarrjes me sistemin
informativ të rrethinës.
Burimi:Libri “Bazat e Informatikës”
Comments are closed.