I mangëti

920

I mangëti

Një njeri i urtë tregon ngjarjen vijuese:

“Në mesin tonë ishte një njeri i ngathët dhe i papjekur. Ai u nis për rrugë nga qyteti i largët me dhjetë gomarë. Gjatë rrugës hipi në njërin prej dhjetë gomarëve, mirëpo kur i numëroi gomarët e mbetur, i dolën nëntë sosh. Ai zbriti nga gomari dhe i numëroi sërish, këtë herë i dolën dhjetë sosh. Ai e bëri këtë disa herë dhe pastaj tha: “Më mirë për mua është të eci dhe të kam një gomar më shumë sesa të hipi në një gomar dhe me këtë ta kem një më pak” Ai vazhdoi të ecte dhe gati vdiq nga rraskapitja derisa në fund arriti në fshatin e tij.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.