GJYMTYRËT HOMOGJENE

21,297

Vështrim i përgjithshëm

Gjymtyrë homogjene quhen ato gjymtyrë që përmbushin të njëjtat funksione sintaksore, janë në të njëjtat raporte me të njëjtën gjymtyrë e në raporte kuptimore bashkërenditjeje midis tyre, duke u bashkuar me lidhje bashkërenditëse e asindenike: Unë, i kam dashur, i dua dhe i respektoj shume muratorët dhe punonjësit. Gjer atëherë, as ai, as ajo nuk qenë mësuar dut me këtë. E kishte vështruar gjatë, herë me dyshim, herë me zemërim.

Si gjymtyrë homogjene mund të dalin të gjitha gjymtyrët e fjalisë, si gjymtyrët e dyta e atëherë ato i referohen së njëjtës fjalë, duke qenë në raporte të njëjta nënrenditjeje me të, dhe në raporte barazie, bashkërenditjeje, a më saktë bashkënënrenditjëje, ndërmjet tyre ashtu edhe gjymtyrët kryesorem, kryeljalë a kallëzues, – e atëherë raportet janë thjesht bashkërenditëse. Gjymtyrët homogjene përbëjnë një kategori të veçantë sintaksore, që karakterizohet nga një numër tiparesh të caktuara. Për të qenë homogjene dy a më shumë gjymtyrë duhet t‘u përgjigjen të gjitha kushteve, t’i kenë të gjitha karakteristikat që u përmendën në përkufizim dhe jo vetëm një a dy prej tyre. Kështu, nuk janë homogjene gjymtyrët që kanë të njejtin funksion në fjali, po s’i referohen së njëjtës gjymtyrë.

P.sh Që jashtë vinin mbyturazi ngulçimet e kuajve të karrocës dhe vërshëllimat e herëpasherëshme të karrocierit. Përcaktorët e kësaj fjalie, të shprehur me emra të rasës gjinore, – e kuajve, të karrocës, të karrocierit s’janë gjymtyrë homogjene, përcaktorë homogjenë.

Po ashtu s’janë homogjene as gjymtyrët që përmbushin të njëjta funksione sintaksore e i referohen së njëjtës fjalë, në jo në të njëjtën mënyrë për pasojë s’ka e as mund të vendosen midis tyre lidhje bashkërenditëse. Kështu, mund të dalin kundrina a përcaktorë të ndryshëm të së njëjtes fjalë, rrethanore të njëllojtë të së njëjtës folje, në mes të cilëve s’mund të vihet një lidhëse bashkërenditëse.

Nuk janë gjymtyrë homogjene as gjymtyrët që i referohen së njëjtës fjalë, po janë në raporte të ndryshme me të edhe kur mund të bashkohen me lidhëza bashkërenditëse.

Gjymtyrët homogjene mund të jenë të pazgjeruara a të zgeruara, të paveçuara a të veçuara. Mund të ketë edhe thirrorë, fjalë a togje fjalësh të ndërmjetme atë ndërkallura homogjene.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Comments are closed.