Gjerësia e kontrollit
Kontrolli është element fundamental dhe shumë i rëndësishëm i qeverisjes. Ajo që është më e rëndësishme te procesi i kontrollit që duhet të jetë në radhë të parë, është se kontrolli në organizatë duhet të jetë gjithëpërfshirës. Kontrolli nuk duhet të jetë prerogativë vetëm i atyre që e kanë thirrjen kontrollor dhe i ndihmësve të tij, por i të gjithëve udhëheqësve në organizatë.
Kontrolli në organizatë mundëson matjen e realizimit të aktiviteteve në të gjitha fazat e procesit të prodhimeve dhe shërbimeve.
Ekzistojnë tre lloje të kontrollit: kontrolli paraprak, kontrolli rrjedhës dhe kontrolli përfundimtar.
Kontrolli paraprak, është kontroll që realizohet në fazën e pranimit të inputeve nga rrethina e jashtme, ky kontroll përfshin kontrollin e burimeve fizike, njerëzore, financiare dhe informative. Qëllimi i këtij kontrolli është që inputet t’i plotësojnë standardet e kërkuara për të hyrë në procesin e transformimit.
Kontrolli i burimeve fizike përfshin kontrollin e rezervave a janë ato optimale dhe cilësore, kontrolli i pajisjeve. Kontrolli i burimeve njerëzore përfshinë aktivitetet e zgjedhjes dhe selektimit të punonjësve të përshtatshëm për detyrat e e vendosura.
Kontrolli i informacionit përfshinë vlerësimin e relevancës së informatave që janë të nevojshme për procesin e vendosjes. Kontrolli financiar përfshinë analizën e mjeteve financiare në sasi d.m.th. mjetet e nevojshme për realizim të pandërprerë të procesit të transformimit dhe cilësisë, mjete financiare me çmim më të lirë ose me kosto më të ulët të kapitalit. Ky kontrollim ndryshe quhet edhe kontrollim preliminar ose kontrollim preventiv, i cili ka për qëllim të parashikojë problemet eventuale që mund të paraqiten gjatë fazës së transformimit.
Kontrolli vijues. Ky kontroll realizohet gjatë realizimit të aktiviteteve të punës në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe në qendër të tij janë proceset transformuese. Qëllimi i këtij kontrolli është eliminimi i gabimeve gjatë procesit të transformimeve të inputeve në outpute. Ky kontroll menaxherëve u jep informacion kthyes se sa me efikasitet lëndët e para transformohen në prodhime me qëllim që ato të reagojnë për eliminim e shkaqeve të problemeve.
Kontrolli përfundimtar fokusohet në autputet e organizatës, ai ka për qëllim të marrë informacione kthyese për sasinë dhe cilësinë e prodhimeve dhe shërbimeve dhe për reaksionet e klientëve ndaj prodhimeve dhe shërbimeve, ky kontroll njihet edhe si kontroll i feedback-ut sepse u jep informacione drejtpërdrejt menaxherëve. Kontrolli përfundimtar ka dy funksione kryesore: e para, se kontrolli menaxherëve u siguron informacione për punët e kryera, për vlerësimin e realizmit të planeve dhe ballafaqimit me problemet të cilat janë të rëndësishme për planet e ardhshme. E dyta, funksioni i kontrollit përfundimtar mund të shihet edhe në motivimin dhe shpërblimin për realizim të rezultateve. Matja e rezultateve dhe dhënia e shpërblimit është e nevojshme për arsye që të përcaktohen pritjet e ardhshme në mes rezultateve të arritura dhe shpërblimit.
Përmblodhi dhe përshtati:
STUDENTET.MK
Comments are closed.