Gigabytes, Terabytes, & Petabytes: Sa të mëdha janë këto madhësi?

553

Çfarë është terabajti? Sa hapsirë të memorisë përmbajnë pajisjet ose kartelat e memorisë për ruajten e të dhënave? Këto janë disa pyetje të cilat parashtrohen kur një pajisje e re dixhitale, hard disk, ose memori kartelë do të blihet. Si zakonisht këto terme të ruajtjes së të dhënave përdoren shpesh, mirëpo shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se çfarë janë.

Pra, para se të shkoni të blini ndonjë hard drive ose ti paraqitni njohuritë tuaja teknologjike para miqve tuaj, është e rëndësishme që ti dini se çfarë janë këto terme metrike, madhësinë e tyre kur krahasohet njëri me tjetrin dhe shumë më tepër. Lajmi i mirë është këtu, këto terma nuk janë aq të komplikuara tingëllojnë.

Ilustrimet të përmbajtura në këtë artikull janë të thjeshta saqë për shkurt kohë ju do mund të jeni një ekspert në konvertimin e këtyre metrikave nga njëri në tjetrin dhe gjthashtu do keni njohuri themelore për atë që ju do e thoni.

Çfarë janë termet metrike dhe për çfarë përdoren ato?

Kjo pyetje është e njohur, mirëpo për hir të atyre të cilët nuk kanë njohuri për këtë term , ky term përfshinë Exabyte, Petabyte, Terabyte, Gigabyte, Megabyte, Kilobyte dhe Byte. Karakteristikat që vihen në dukje janë madhesitë dhe shkurtesat e zakonshme të cilat përdoren. Atë të cilën duhet ta bëni për të marrë shkurtesën e duhur është thjeshtë ta merrni shkronjën e parë të gjdo termi dhe pas asaj shkronje ta shtoni shkronjën “B” e cila nënkupton “Byte” është e zakonshme për të gjitha këto terme, ngase është hapsira  e nevojshme për ruajtjen e të dhënave. Ju mund ta shihni atë si “qelizë” kur bëhet fjalë për termet e ruajtjes, është  mjaft e rëndësishme.

E pra, një term tjetër që vjen në mendje është “bit”. Nëse një byte është një hapësirë ruajtëse, atëherë me çfarë ka të bëjë një bit? Ju mund ta konsideroni atë më të vogël sesa një byte sepse 8 bit përbëjnë 1 byte. Nëse shtojmë diçka më shumë në këtë ilustrim,  ka mundësi t’ju bëjë konfuz, prandaj le ta lëmë me kaq.

Cili term metrik i ruajtes së të dhënave është më i madh?

Është  lehtë që të identifikohet një gjë e tillë, atë të cilën ju duhet ta bëni është të përcaktoni se cili ka madhësi më të madhe dhe pastaj të punoni në rrugën tuaj duke filluar prej aty. Një exabyte është aktualisht më i madhi dhe vazhdon në një mënyrë regresive nga petabyte, terabyte, gigabyte, megabyte, kilobyte dhe byte. Është mjaft e thjeshtë, apo jo?

Si mund të konvertohen termet metrike të ruajtes së të dhënave?

Duke u bazuar në atë se si punojnë kompjuterat, secili term metrik i ruajtjes së të dhënave dallon nga tjetri me 1024. Kjo ndoshta mund të jetë në kundërshtim me atë që ju e keni dëgjuar më parë për këto konvertime, por është e vërtetë dhe ndoshta shumëzuesi më realistik që mund të përdorni për  kryerjen  e llogaritjeve  tuaja.

Në bazë të kësaj, 1TB do të përmbajë saktësisht 1024GB, një konvertim tjetër do të japë 1,048,576MB dhe kështu me rradhë. Kjo nënkupton se ju mund të fitoni vlerën e 1TB në GB duke shumëzuar atë me 1024 dhe gjithashtu ta kalkuloni të kundërtën duke pjestuar me 1024.

Ju mesiguri vurët re se ne nuk filluam konvertimin me Exabyte, kjo ndodh ngase shumica e hard disqeve dhe pajisjet tjera për ruajtjen e të dhënave aktualisht madhësitë e tyre janë të përcaktuara me Terabyte, Gigabyte, Megabyte dhe Kilobyte.

 

 

Përgatiti dhe Përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.