Gabimet që bëni gjatë larjes së flokëve!

993

Për flokë të bukur, të shëndetshëm dhe me shkëlqim është njësoj e rëndësishme me atë edhe si i lani ato. Besoni apo jo, shumica e femrave lajnë flokët e tyre në mënyrë të parregullt dhe kështu i dëmtojnë ato, si dhe nuk janë të vetëdijshëm për këtë.
Zbuloni gjashtë gabimet më të shpeshta dhe përpiquni t’i shmangni ato në larjen e ardhshme.

Nuk bëni lagijen e mjaftueshme para përdorimit të shamponit
Për të operuar sa më mirë produktet për kujdesin e flokëve, para aplikimit të parë të shampos, flokët tuaj duhet të jenë lagur tërësisht, kjo mund të mundësohet me lagije 2 ose 3 minuta me ujë. Nuk është mirë të shtypni ose të masazhoni vrazhdë sepse fibrat kanë më shumë gjasa të shkëputen kur janë të lagura.

Aplikim i tepruar i shampos
Rregulli që duhet të përdorim shampo dy herë është shpikur në vitet e së 50-së, kur gratë lanin flokët e tyre dy ose më pak herë në javë. Nëse lani flokët tuaj dy herë në javë, aplikimi i njëhershëm i shampos është i mjaftueshëm.

Ju krijoni dridhje
Fërkimi i flokëve në mes të duarve gjatë larjes, krijon dridhje, e cila mund të dëmtojë ndjeshëm flokët tuaj. Në vend të kësaj, gjatë larjes së flokëve me majat e gishtave, masazhoni mishin ku shampoja është më e nevojshme.

Përdorimi i shampove që nuk formojnë shkumë
Shumë njerëz përdorin shampo krejtësisht natyrale që nuk bëjnë shkumë, por ekspertët argumentojnë se shkuma është e domosdoshëm që flokët të jenë të pastra.

Nuk shpërlani kokën mirë nga shampoja
Pas përdorimit të shampos, duhet të pastroni flokët tërësisht, pasi mbetjet e shamponit gjithashtu mund të dëmtojnë flokët. Kjo mbetje e shampos mund të vërehet tek flokët sikur posedoni zbokth.

Përdorimi i tepruar i kozmetikave për flokë
Jo çdoherë përdorimi i asortimenteve për flokë duhet të aplikohet tek rrënjët e flokëve, pasi ato mund të dëmtojnë ato. Tharja e flokëve gjithashtu ndikon ndjeshëm, pasi ajo duhet aplikuar në një diametër prej 20cm larg flokëve.

Përktheu dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.