Gabimet më të zakonshme në një intervistë pune

278

Gënjeshtra

Gënjeshtra nuk është  opsion. Herët a vonë e vërteta do të dalë në sipërfaqe dhe pasojat mund të jenë të pakëndshme. Mos harroni se personi që ju interviston mund të bëjë gjithmonë një pyetje pasuese dhe kështu të zbulojë se jeni duke gënjyer. Në këtë mënyrë i mbyllni derën asaj kompanie përgjithmonë.

Fajësimi i ish-punëdhënësin

Jeni të lodhur nga puna juaj dhe mezi prisni të gjeni një tjetër? Nuk jeni të kënaqur me trajtimin e kompanisë ku punoni aktualisht? Një intervistë pune nuk është vendi për të bërë thashetheme për ish/punëdhënësin aktual. Nëse kritikoni shefin ose kolegët tuaj, intervistuesi mund të mendojë se keni një problem me autoritetin dhe se keni prirjen të fajësoni të tjerët. Në një situatë të tillë, ju do të jeni personi i keq, jo shefi juaj.

Mizoria

Gjatë intervistës, silluni me profesionalizëm dhe edukatë. Ju mund të mendoni se jeni të sjellshëm me personin që ju interviston, por kjo nuk do të thotë që automatikisht do të bëheni miqtë më të mirë. Jini të sjellshëm, miqësor dhe sa më të relaksuar. Nëse vëreni se jeni bërë shumë intim dhe ndoshta keni thënë diçka të papërshtatshme, kërkoni menjëherë falje.

Pesimizmi

Nuk do të nxireni me një qëndrim pesimist dhe keqardhje. Personi me të cilin po flisni do t’ju perceptojë si një person negativ dhe kjo mund t’i prishë disponimin, gjë që mund të ndikojë në rezultatin e intervistës.

Papërgatitja

Para intervistës lexoni sërish CV-në dhe shpalljen e punës, për të shmangur sikletin e shkaktuar nga fakti se nuk mund të mbani mend detaje nga CV-ja juaj. Mos harroni cilësitë e nevojshme të renditura në reklamë dhe do të jeni në gjendje të demonstroni se i zotëroni ato.

Nervozizëm / arrogancë

Me një performancë nervoze mund të jepni përshtypjen e një personi të paaftë që nuk mund të bëjë një punë të caktuar dhe me një sjellje arrogante do të etiketohesh si dikush që nuk do të mund të përshtatet në ekipin ekzistues.

Përshtypja e pare negative

Përshtypja e parë lihet në minutat e para, dhe rrjedha e mëtejshme e intervistës sigurisht që varet nga përshtypja fillestare që keni lënë. Kjo është arsyeja pse ndonjëherë përshtypja e parë është e një rëndësie vendimtare dhe nuk duhet të lejojë që ajo të jetë negative.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.