Fjalitë njëkryegjymtyrëshe pavetore

857

Një nga tipat më kryesore të fjalive njëkryegjymtyrëshe janë fjalitë pavetore. Fjali pavetore quhen ato
fjali njëkryegjymtyyrëshe, gjymtyra kryesore e të cilave është shprehur me nga vepruesi a bartësi i veprimit. Në fjalitë pavetore vepruesi nuk shprehet, ai një folje që nuk ka kuptimin e vetës dhe shpreh veprim (a gjendje pavarësisht nuk është i caktuar. Veçantia e foljes në fjalitë pavetore është se pranë
është i pamundur përdorimi i një emri në funksion të kryefjalës.

Po gdhin. Pa këmbë s’jetohet. -(He de, luaj duart, se s’do të rrime ty tërë natën!) më flihet! S’ishte e mundur të mos qeshej.

Fjalitë pavetore mund të ndahen sipas dy kriteresh: së pari, sipas mënyrës së shprehjes së gjymtyrës kryesore të tyre; së dyti sipas kuptimit. Si kriter themelor këtu do të ndiqet kriteri i parë. Ndërkaq, në vetë ndërtimet do të shihen edhe kuptimet.

Gjymtyra kryesore mund të shprehet me një folje ose me një togfjalësh (ndërtim pavetor). Këtu patjetër duhet pasur parasysh edhe prania e gjymtyrës së dytë të fjalisë pavetore, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm. Në disa raste gjymtyrët e dyta janë elemente të domosdoshme të ndërtimit pavetor: pa ato disa fjali pavetore nuk mund të ndërtohen e të ekzistojnë si të tilla. Rëndësia e tyre duket sidomos qartë në ato raste kur foljet vetore përdoren në kuptimin pavetor. Si rrjedhim, fjalitë pavetore nuk duhen barazuar me foljet pavetore: në gjuhën shqipe fjalitë me folje pavetore të mirëfillta përbëjnë vetëm një grup të fjalive pavetore.

Fjalitë pavetore kanë kuptime të ndryshme. Ato shprehin, ndër të tjera, gjendje e procese të natyrës e të mjedisit (dukuri natyrore, fizike e atmosferike – meteorologjike), gjendje të jashtme e të brendshme të njeriut (gjendje psikike e fiziologjike), veprime, procese të pavullnetshme që zhvillohen pavarësisht nga vullneti a dëshira e personit, së fundi, kuptime të ndryshme modale si mundësi, pamundësi etj.

Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.