Fjalia dhe gjykimi
Çështja e thelbit të fjalisë mund të zgjidhet vetëm duke u nisur nga karakteri dialektik i lidhjes së gjuhës me mendimin. Struktura e fjalisë ka lidhje të ngushtë dialektike me strukturën e gjykimit, ajo ka pika takimi, por ka edhe ndryshime.
Ndërsa gjykimi ka vetëm subjektin dhe predikatin, fjalia, si njësi e gjuhës, mund të ketë si gjymtyrë kryesore (kryefjalë dhe kallëzues), kryegjymtyrë, ashtu edhe gjymtyrë të dyta. Fjalia mund t’ i ketë të dyja gjymtyrët kryesore, kryefjalën dhe kallëzuesin, të jetë dykryegiymtyrëshe, por mund të ketë edhe vetëm një kryegjymtyrë, të jetë atëherë njëkryegjymtyrëshe. Veç kësaj, fjalia mund të jetë edhe e pazbërthyeshme gramatikisht në gjymtyrë, e as në kryefjalë a kallëzues, e as në ndonjë gjymtyrë tjetër; këto janë fjalitë e pagjymtyrëzueshme:
–Orët kalojnë. Fshati po zgjohej. Dimri pat qenë i fortë. Hapësira e kaltër e qiellit u trazua Vjeshta e artë i mbushi plot këtë vit hambarët e kooperativës. S ’dalim dot. Qetësi. (Po fillojnë të zverdhen fletët).
-Çudi! Po gdhinte. Luaj vendit. Të mos humbasim asnjë minutë. Andej Iuftohej. (E njeh ti atë djalë?) – Po. – Ah! – tha Prela.
Ndërmjet logjikës dhe gramatikës ka lidhje të ngushta dialektike; ato kanë edhe tipare të njëjta dhe tipare të ndryshme. Gjykimi shprehet gjithmonë me fjali, por gjykimi dhe fjalia nuk janë identike; gjykimi është bazë e llojeve tipike të fjalisë, por mbetet gjithmonë formë e të menduarit, kurse fjalia, edhe duke qenë bazë gjykimi, mbetet ghithmonë formë e gjuhës. Jashtë fjalisë nuk ka gjykim: në gjykim pohojmë ose mohojmë diçka, por këtë e shprehim me fjali.
Por ndërsa logjika nuk gjen formë gjykimi te fjalitë që shprehin ndjenjë, vullnet, ose te pyetja, sintaksa po, ajo dallon fjalitë nxitëse, pyetëse etj.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe
Comments are closed.