Fecesi dhe analizat e tij!

9,201

Fecesi paraqet jashtëqitjen prej sistemit digjestiv dhe formohet nga materiet ushqyese të patretura dhe të pa shfrytëzuara. Në hapësirën e jashtme nxirret përmes rektumit dhe anusit, me aktin refl eksiv të defekacionit. Pamja dhe përmbajtja e fecesit është pasqyrë e funksionimit normal ose të çrregulluar të sistemit digjestiv. Në organet digjestive marrin pjesë: goja, fyti, ezofagu, lukthi, zorrët dhe gjëndrat me tajitje të jashtme, mëlçia dhe pankreasi. Fecesi paraqet material të rëndësishëm diagnostiko tek sëmundjet e të gjithë organeve digjestive. Analizohet në mënyrë mikroskopike, mikroskopike dhe parazitologjike. Analizën mikroskopike e bën motra medicinale e cila kujdeset për të sëmurin. Opservohet:
– sasia;
– konyistenca;
– ngjyra;
– era;
– prezenca e paraziteve të zorrëve.

Normalisht, sasia e fecesit varret nga kualiteti dhe kuantiteti i ushqimit. Ushqimi i pasur me celulozë (ushqim bimor) jep feces më tepër. Gjatë ditës, normale është që pacienti të ketë një ose dy zbrazje në sasi prej 300 – 500 g gjatë një defekacioni.

Fecesi formohet sipas morfologjisë së rektumit. Sipas konsistencës mund të jetë normalisht i fortë, i fortë, i lëngshëm dhe i rallë. Konsistenca varret nga peristaltika e zorrëve. Nëse peristaltika është e shpejtuar, uji nuk resorbohet dhe formohet feces i shpeshtë dhe i lëngshëm. Ajo gjendje quhet barkëqitje (diarrhoe). Arsyeja e diarresë është gabimi në të ushqyer, infeksioni etj.

Barkqitja veçanërisht është e rrezikshme për të porsalindurit, sepse për kohë të shkurtër mund të dehidrojnë. Gjatë kësaj humben Na, Cl, K etj. I sëmuri duhet me kohë të dehidrohet.
Kapsllëku (opstipatio) paraqitet për shkak të funksionit jo normal të colon-it, dobësimi i refl eksit të defekacionit. Gjatë kësaj i sëmuri ka feces shumë t fortë, defekacioni është i vështirësuar dhe kryhet në 4-5 ditë por edhe më shumë. Uji maksimalisht resorbohet nga masat fekale, shumohen bakteriet dhe lëshojnë toksine, gazra, të cilët e dëmtojnë murin e rektumit. Pastaj formohen ndryshime ndezëse, erosilfistula etj. Toksinet mund të hynë edhe në gjak.

– Që të ndalohet kjo gjendje, të sëmurit i rekomandohet:
– ushqim i pasur me celuloyë (groshë, lakër);
– masazhë e abdomenit në drejtim të zorrës së trashë;
– konsumimi i tretësirave të koncentruara të glukozës, mjaltë;
– bërja e klizmës për pastrim.

Ngjyra e fecesit varret nga ushqimi dhe prezenca e sterkobilinit. Më së shpeshti është ngjyrë kafe. Nëse ka gjakderdhje në lukth ose në zorrën dymbëdhjetë gishtore prej ulcus-it, carcinomit recesi është i errët në të zezë. Ajo gjendej quhet melena. Gjatë opstruksionit rrugëve biliare, fecesi është i çelur si glina. Gjakderdhja në pjesët e poshtme të sistemit digjestiv, në feces manifestohet me ngjyrë të kuqe të çelur. Pamja e fecesit varret nga sëmundja.

Tek kolera fecesi ka pamjen e ujit në të cilin është zier oriz, tek dizenteria amebike fecesi duket si zhele prej maline, kurse gjatë tifusit abdominal përngjan në çorbë prej bizeles. Era e fecesit normal është e pakëndshme, por tek sëmundjet ka erë edhe më të rëndë sepse bakteriet e zorrëve zbërthehen dhe më shumë. Gjatë observimit të fecesit mund të vërehen edhe truptha të huaj, qelb, jargë dhe skraja ose pjesë të tyre. Ato janë ascaris lumbricoides, tenia solium, tenia saginata etj. Analiza mikroskopike bëhet me qëllim që të zbulohen bakteret, parazitët ose vezët e tyre.

Analizat kimike zhvillohen në laboratori. Vërtetohet prezenca e gjakut në sasi të vogla, atëherë kur ajo nuk mund të shihet me sy, të ashtuquajtura gjakderdhje okulte. Për analizën kimike dhe bakteriologjike të fecesit motra medicinale material merr nga vendet karakteristike dhe e vendos në enë speciale.
Ena speciale për marrjen e fecesit përbëhet nga tri pjesë:

1. kutia prej druri me kapak;

2. kutia prej metali;

3. epruveta prej qelqi, e cila duhet të jetë sterile, me mbyllëse e cila e ka të fi ksuar lugën.

Materiali me listën dërguese dërgohet në laboratori. Në afat prej dy orësh pas marrjes së materialit ai duhet të analizohet.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.