Fakte interesante për Dubain

471

Dubai është një qytet në Emiratet e Bashkuara Arabe që deri 50 vjet më parë ishte thjesht një qytet i zakonshëm i shkretëtirës, ​​dhe sot nuk është vetëm një qytet me ajër të kondicionuar në mes të shkretëtirës, ​​por edhe destinacioni më i famshëm turistik dhe qendra e biznesit dhe kulturor në Lindjen e Mesme.

Ky qytet është vazhdimisht në rritje, d.m.th konsiderohet se vendosen 300 njerëz në ditë, nga të cilët pjesa më e madhe janë të huaj, pra 85% e popullsisë.

  1. Në vitin 1999, kur u hap hoteli i famshëm Burj al Arab, ai ishte hoteli i parë në botë më i gjatë se 305 metra. Është aq i madh sa që në të mund të futet Statuja e Lirisë.ë 39% të hotelit duhet t’i jepet teknologjisë për të ruajtur temperaturën. Të ftuarit mund të qëndrojnë vetëm në 61% të mbetur. Një natë këtu kushton deri në 2000 dollarë dhe është ndërtuar në një ishull artificial, të ftuarit kanë shërbëtorë personalë në dispozicion 24 orë në ditë.
  2. Nuk ka adresa rruge në Dubai. Nëse njerëzit duhet të marrin diçka në një adresë shtëpie, ata duhet të vizatojnë një hartë në një zarf ose të vizatojnë udhëzime.
  3. Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë dhe u mundëon  mysafirëve në majë të saj  një temperaturë deri në 15 gradë më të ulët se kati përdhes. Ju mund ta ndjeni atë ndryshm të temperaturës vetëm nëse udhëtoni nga Dubai në Londër në prill. Për njerëzit në katet më të larta, dielli perëndon më vonë. Besohet se nga kati më i lartë i objektit ka pamje deri në 95 km, që do të thotë se po të ishte në Shkup, nga çatia mund të shihen Shtipi, Kavadari, Negotina.
  4. Pasuria totale e katër miliarderëve nga Dubai sipas listës së Forbes është 18.7 miliardë dollarë. Është gati shtatë herë më shumë  se ajo në buxhetin e Republikës së Moldavisë.
  5. Rreth 40% e të gjithë tregtisë botërore të arit në vitin 2013 u zhvillua në Dubai. U tregtuan 2250 ton ar. Kjo është pesha e 354 elefantëve.
  6.  Ari nga hoteli Burj Al Arab mund të përdoret për të bërë 46,265 korniza ari për Mona Lizën.
  7. Robotët e shtrenjtë përdoren për garat me deve. Në të kaluarën, fëmijët përdoreshin si kalorës, por kjo rriti tregtinë e fëmijëve nga vendet e varfra, kështu që sot devetë e garave hipin nga robotë me vlerë 300 deri në 10 mijë dollarë.
  8.  Dubai ka një vend për skijim   të mbyllur, por shumë tashmë e dinë këtë. Ajo që nuk dihet është se ekziston një resort i madh me dy hotele, 29 shtëpi pushimi, 40 restorante dhe varka taksi që transportojnë njerëzit përmes kanaleve të krijuara nga njeriu të mbushur me ujë natyral të detit.
  9.  94 milionë metër kub rërë u sollën për ishujt artificialë në formën e palmave që u ndërtuan në bregdetin e qytetit. Kaq mjafton për të mbushur 2.5 herë një ndërtesë si Empire State Building. Palm Jumeirah është ishulli më i madh artificial i krijuar ndonjëherë. Ai mbulon një sipërfaqe prej 5.6 kilometrash dhe korrespondon me sipërfaqen prej 784 fushash futbolli.
  10. Ky qytet magjeps me shkëlqimin, pasurinë dhe bukurinë e tij, në kuptimin e vërtetë të fjalës është një qytet i ndërtuar artificialisht. Një numër i madh njerëzish nga Evropa emigrojnë atje për shkak të atij luksi, por edhe një pjesë e madhe shkojnë për fitime më të mira, posacerisht nga Ballkani.
  11. Ju rekomandojmë ta vizitoni këtë qytet të paktën një herë në jetë, por nëse shkoni në çift, bëni kujdes. Sepse këtu, nëse puth dikë në publik, mund të arrestohesh. Në vitin 2010, një çift britanik kaloi një muaj në burg pasi një fëmijë dy vjeçar i pa duke u puthur në një restorant.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

Comments are closed.