Emisioni i kartmonedhave, dhe mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurta

504

                                                        Emisioni i kartmonedhave

Emisioni i parave është detyrë apo e drejtë eksluzive e Bankës Qendrore të R.M që nënkupton se asnjë organ tjetër nuk e ka këtë kompetencë.

Nëse analizohet paksa historiku, se pse kjo e drejtë i është dhënë bankës Qëndrore, do të vërejmë se në shekullin e XVI (16) në një kohë kur ishte rrezik të mbahen në shtëpi monedhat prej ari dhe argjendi (në këtë kohë ende nuk është përdorur paraja si mjet shkembimi) poasqërisht në disa vende të Italisë, njerëzit filluan që këto kursime për qështje sigurie tua japin për ti ruajtur “këmbyesve të parave” dhe në këmbim të kësaj mernin qetifikata si dëshmi për shumën e arit dhe argjendit që i kanë dhënë për ti ruajtur. Përderisa kjo punë filloi të përhapet shumë, “këmbyesit e parave” filluan tu kërkojnë ari dhe argjend personave që ishin të interesuar të investonin në ekonomi dhe këtë “këmbyesit e parave” e bënin duke u ofruar atyre qertifikata që ishin të mbështetura në shumën që kishin investuar. Në këmbim me këto do të mernin më pas edhe interesin. Këto janë edhe në të njëjtën kohë zanafillat e para të bankave tradicionale.

“ Këmbyesit e parave” , filluan që të shtypinin më shumë qertifikata në krahasim me arin e argjendin që kishin në arkën e tyre dhe këtë e bënin me qëllim që të përfitojnë më shumë. Ajo që ndodhi si rezultat i kësaj është se përderisa njerëzit që kishin depozituar arin, dëshironin ta mernin përsëri, nuk mundeshin ta mernin menjëherë për shkak të kamufimit  që filluan ta bëjnë ato perona – “këmbyesit e parave” .Kjo e drejtë më pas u mur nga ana e “këmbyesve të parave” dhe pas disa procedurave që atëherë  e gjer më sot, të drejtën ekskluzive për shtypjen e parave e ka Banka Qëndrore e shteteve të ndryshme.

Banka Popullore analizon sasinë e parave në qarkullim, nëse ka tepricë të parave që është shenjë e rrezikut për paraqitjen e inflacionit dhe automatikisht humbjes së vlerës së parasë, për këtë arsye ajo aplikon politika për të tërhjekur ato (paratë)  nga qarkullimi …. Dhe ndodh e kundërta kur banka konstaton se ka mungesë të parave në qarkullim, atëherë ajo do ta rritë atë me aplikimin e politikave të saja. Po si e bën këtë banka ?

Ekzistojnë mënyra të ndryshme ku një prej tyre është :

        Mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurte – depozitat me të pare- Karakteristik kryesore e depozitave me të pare është se banka ato i paguan në cdo kohë dhe tek ato paraqesin masën monetare, e cila mund të shëndrohen në para të gatshme ose depozita, që shërbejnë për pagesat e pronarit të depozitave.

Varësisht nga deponuesi i mjeteve, depozitat me të pare mund ti ndajmë në disa grupe :

  1. depozitat në llogari rrjedhëse dhe xhirollogaritë e ndërmarrjeve
  2. depozitat e popullësisë (kursimit) dhe
  3. depozitat tjera në llogaritë e ndryshme

        a) Depozitat në llogari rrjedhëse dhe xhirollogaritë e ndërmarrjeve– paraqesin mjete monetare të ndërmarrjeve, të cilat në debi të këtyre mjeteve i kryejnë të gjitha pagesat në lidhje me prodhimin e qarkullimin, kurse ne dobi të tyre arkëtimin e realizuar.

Banka disponon me një numër të madh të llogarive rrjedhëse e të xhirollogarive dhe në këto llogari gjendet një sasi e konsiderueshme e parave të lira depozitare, të cilat banka mund ti shfrytëzojë për dhënien e kredive, me çka  automatikisht rrit sasinë e parave që është deponuar në bankë

         b) Depozitat e popullsisë (depozitat e kursimit) – paraqet metodë ose formë klasike e mobilizimit të kursimeve të shtresave më të gjëra të popullsisë.

Kursimi si punë bankare pasive, mundëson që të aktivizohen  dhe të koncentrohen të gjitha shumat e mjeteve sado të vogla, qofshin ato që janë të shpërndara në tërë vendin dhe rrjedhin nga burimet e ndryshme.
Motivi për kursim është i lidhur kryesisht me sigurimin për të ardhmen, kurse kursimtari, nuk do të jetë në gjendje që të fitojë aq sa i nevoitet dmth., që t’ia sigurojë vetes mbrojtjen sociale shëndetësore.

          c) Depozitat tjera në llogaritë e ndryshme të bankes- paraqesin depozita të cilat nuk e kanë të caktuar afatin e pagimit, pastaj mjetet e fondeve të ndryshme që mund të përdoren në gjdo moment, depozita për punët me botën e jashtme etj.

Në këto depozita hyjnë edhe mjetet përkohësisht të lira, të cilat në bankë qëndrojnë një kohë të shkurtër.

 

Përmblodhi dhe përshtati :

www.studentet.mk

Comments are closed.