Dritarja e spitalit

1,076

Dy burra, të dy të sëmurë, ndodheshin në të njëjtën dhomë në spital. Njërit prej tyre i lejohej që të ngrihej por të rrinte ulur në shtratin e tij për një orë çdo pasdite që të ndihmonte tharjen e lëngjeve nga mushkëritë e tij. Shtrati i tij ishte pranë dritares së vetme të dhomës. Burrit tjetër i duhej që të qëndronte shtrirë në shpinë gjithë kohës. Burrat flisnin me orë të tëra pa ndërprerje. Ata flisnin rreth bashkëshortëve të tyre, shtëpive, punëve, përfshirjen e tyre në shërbimet ushtarake, ku kishin qenë me pushime.

Çdo pasdite kur burri me shtratin afër dritares qëndronte ndenjur ai kalonte kohën duke I përshkruar shokut te dhomës të gjithë gjërat që mund të shihte jashtë dritares.
Burri në shtratin tjetër filloi të jetonte për ato periudha një orëshe ku bota e tij zgjerohej dhe gjallërohej nga gjithë aktiviteti dhe ngjyrat e botës jashtë.
Dritarja, jashtë, kishte pamjen e një parku me një liqen te bukur. Rosat dhe mjellmat luanin ne ujë ndërsa fëmijët shëtisnin me varka. Te dashuruarit bënin shëtitje krah për krah në mes të luleve shumëngjyrëshe dhe një vijë e pamjes se qytetit mund të shikohej në distancë.
Ndërsa burri pranë dritares  e  përshkruante këtë  pamje në çdo detaj, burri në anën tjetër te dhomës mbyllte sytë dhe imagjinonte pamjen piktoreske.
Një pasdite të ngrohtë burri pranë dritares përshkroi një paradë që po kalonte poshtë spitalit.
Megjithëse burri tjetër nuk mund të dëgjonte bandën muzikore, ai mund ta shikonte atë me sytë e mendjes ndërsa zotëria pranë dritares e portretizonte atë në çdo detaj të mundshëm.
Ditë dhe javë të tëra kaluan.
Një ditë në mëngjes erdhi infermierja që t‘i sillte ujin për banjot e tyre, por që të gjente trupin e pajetë të burrit pranë dritares i cili kishte vdekur paqësisht ne gjumë. Ajo u trishtua dhe thirri punonjësit e spitalit që të largonin trupin nga aty.
Sapo iu duk e përshtatshme, burri tjetër kërkoi nëse mund të lëvizte dhe të shkonte pranë dritares. Infermierja ishte e lumtur që ta zhvendoste dhe pasi u sigurua që ai ishte rehat e la atë vetëm.
Me ngadalë dhe me dhimbje në trup ai u mbështet me bërrylin e tij ne shtrat që të hidhte shikimin e tij të parë në botën e vërtetë përjashta. Ai u sforcua duke u kthyer ngadalë që të shikonte nga dritarja.
E vetmja gjë që shikoi ishte një mur. Burri e pyeti infermieren se çfarë mund ta kishte detyruar shokun e vdekur të dhomës të përshkruante gjëra të mrekullueshme jashtë dritares.
Infermierja u përgjigj se burri ishte i verbër dhe nuk mund të shikonte as murin.

Ajo tha: “ Ndoshta ai ka dashur vetëm t’ju inkurajojë juve“.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.