Disa gjëra me të cilat shërohet mërzia dhe me të cilat largohen rraskapitja dhe përtacia: (Vazhdim)

572

-Disa gjëra me të cilat shërohet mërzia dhe me të cilat largohen rraskapitja dhe përtacia:

Kjo arrihet me përtypjen e çamçakëzit ose me dalje të shkurtër nga vendi i mbuluar, në vende të hapura, ose me kalimin nga një dhomë në tjetrën, ose me bërjen dush me ujë të ftohtë ose me ujë të nxehtë, ose me marrjen e pijes së këndëshme (freskët) ose me ushqim të lehtë, ose të biseduarit me shokun ose bashkfolësin, ose me ndërrimin e pozitës së trupit, ose me ecjen në këmbë, ose me ngjitje, ose me ndërrimin e kapitullit dhe të ngjajshme me këtë nga gjërat që e largojnë rraskapitjen dhe mërzinë.
Çdo trup ka diçka që e freskon atë, për çdo aktivitet ekziston çelësi dhe kjo nuk është e panjohur për mendjemprehtët që kujdesen për kohën.

Një shkencëtar ka thënë: “Dituria është sikurse deti, masa e të cilit nuk mund të matet, ose si metali prodhimi i të cilit nuk ndalet, prandaj, preokupohu me më të rëndësishmen nga dituria , sepse me të vertetë nëse preokupohesh me diç të parendesishme, ka për ta demtuar te rëndësishmen.”

-Dhënia e përparsisë e asaj që është e rendesishme mbi atë qeështë me pak e rëndësishme.

Dije që logjika jote nuk është në gjendje që ta përfshije çdo gjë, prandaj, liroje atë për më të rëndësishmen. Meëe vërtetë pasuria jote nuk mund ti pasurojë të gjithë njerëzit, prandaj zgjidhi ata që e meritojnë atë.
Dhe me të vërtetë fisnikëria jote nuk mund ti përfshijë të gjithë njerëzit, prandaj kërkoi ata që e meritojnë atë. Me të vërtetë nata dhe dita jote nuk mund ti përfshijnë të gjitha nevojat e tua, prandaj, ndaji ato me korrektësi në mes veprimtarisë tënde dhe nevojave tua.

Nëse preokupohesh me gjëra të parëndësishme, atëherë je duke u tallur më gjërat e rëndësishme, nëse paratë tua i shpenzon mbi te pavërtetën, atëherë i ke humbur ato kur do të duhen për të vërtetën. Nëse fisnikërinë tënde ua jep atyre që nuk e meritojnë ata do të të dëmtojnë pamundësinë e dhënies së asaj atyre që e meritojnë atë.
Nëse do të jesh i preokupuar ditën dhe natën me gjëra të panevojshme do të jesh i nënçmuar kur do të kesh nevojë.
Prandaj lexues i nderuar, nuk duhet habitur nëse dëgjon ose lexon që me të vërtetë ndonjë shkencëtar ka më se 100 libra, që veprat e tij kanë marrë pjesë në çdo fushë të shkencës, e shkaku i kësaj është ruajtja e kohës nga ana e tyre, e kanë braktisur çdo gjë të padobishme dhe nuk kanë qenë të pakujdesshëm ndaj kohës, e garonin me sekondat , minutat dhe orët, prandaj kanë mbetur veprat e tyre të lavdishme.

-Shkaqet që ndihmojnë në ruajtjen e kohës dhe në përfitimin prej saj.

Për ruajtjen e kohës dhe përfitimin prej saj, i kemi përmendur në përshkrimin e nxënësve që kerkonin dituri… Gjërat që ia lehtësojnë arritjen e diturisë:
Duhet të jetë me shkrim i shpejtë dhe lexim të shpejtë dhe me të ecurit e shpejtë.
Është cekur shpejtësia e të ecurit që të mund të vizitoheshin më tepër shkencëtar për një kohë më të shkrutër, por sa i përket shkrimit dhe leximit, kjo është që të zbukurohej koha dhe të ruhej për punë të tjera dhe për shtimin e diturisë në të. Këto janë veçori të cilat pa kurrëfarë dyshimi ndikojnë në shtimin e diturisë dhe vizitën e dijetareve(shkencëtarëve) për një kohë më të shkurtër.
Këtu janë shkruar katër veçori që ndihmojnë në ruajtjen e kohës, e ato janë:
Të ngrënurit shpejtë, sepse nëse nuk ha shpejtë por ngadalë, duke e shijuar ushqimin, do të kalojë koha (të cilën e ke fituar nga shkrimi dhe leximi i shpejtë dhe të ecurit shpejtë) duke ngrënë ngadalë.
Vefa’ Akil ishte njëri nga dijetarët mendjemprehtë dhe intelegjent nga elokuentet dhe poetët e mençur, që shumë i kushtonte rëndësi kohës saqë ai thotë: ”Me tërë mundim tim përpiqem që ta shkurtoj kohën e ngrënies, derisa nuk e zgjodha bukën e thatë të ngjjyer me ujë, ndaj bukës së zakonshme, për shkak të asaj që dallohen në të pertypur, duke e fituar në këtë mënyrë në kohë për të lexuar ose për të shkruar, ose në gjëra tjera të dobishme”.
Kjo me të vërtetë është diç çfarë të mençurit mund të fitojnë sipas koncenzusit të shkencëtarëve, e që është koha.
Me të vërtetë obligime ka shumë dhe me të vërtetë koha kalon shpejtë, prandaj vuaj pas përfitimit në kohë dhe nxjerr fitim prej saj, në atë mënyrë duke organizuar veten, veprimtarinë tënde dhe kohën, në atë mënyrë duke mësuar ose duke i mësuar të tjerët, ose duke shkruar ose duke lexuar , e mos i bëj padrejtësi vetvetes duke lënë kohën të ikë, duke i shpenzuar orët e jetës tënde dhe momentet e ekzistimit tënd!
Nëse do të jesh i tillë je i shkatërruar në kohën tënde jetesore!
Gjithashtu një shkencëtarë ka thënë : “Jeni duke vuajtur pas rehatisë dhe përtacisë, e jeni koprac në bamirësi dhe në grada të larta.”
Dije që të kërkuarit e virtytshmërisë nga ana e shpirtit është kulminacion i dëshirave e atyre që përpiqen.

Me të vërtetë , virtytet nuk janë të tërësishme përveç kur bashkohen dituria dhe veprat, e nëse ato ekzistojnë , pronarin e tyre kanë për ta ngritur deri te shkalla më e lartë dhe ky është caku i deshiruar, e sipas qëllimeve njerzore vijnë vendosshmëritë , dhe duhet ti lartësosh ambicjet e tua kah tërësia sepse disa njerëz janë ndalur te jeta skeptike, e të tjerët janë zënë me dituri, e të ralle janë ata që kanë bashkuar diturinë e tërësishme me veprën e tërësishme.
Nuk është cdo gjë që dëshirohet e dëshiruar e as cdo gjë që kërkohet nuk mund të gjendet dhe nuk mundet çdokush që fillon gjënë e pelqyer që ta perfundojë atë!

Gjërat më të rëndësishme që ndihmojnë në shfrytëzimin e kohës!

Gjërat më të rëndësishme që ndihmojnë në shfrytezimin e kohes janë:
Organizimi i punës, largimi nga mbledhimet e kota dhe të pavlera, lënia e kurreshtjes në të gjitha gjërat, shoqërimi me njerëz mendjemprehtë dhe të mençur, të cilët kujdesen për kohën dhe minutat e saj, leximi i lajmeve mbi shkencëtarëve – të zbuluarit e kënaqësisë në shfrytëzimin e kohës, në prodhimin e diturisë, nxitimin në kënaqësitë e leximit dhe shtimin e njohjes , leximit dhe revizionin e informatave.
Dhe me të vërtetë, kjo të njofton me vlerën e kohës dhe ndez në ty dëshirën për ruajtjen e kohës dhe të bënë qe ta shfrytëzosh atë e jo që ti ikësh asaj, të kujdesesh mbi kohen e assesi ta qosh atë në kotës.

Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

Comments are closed.