Diçka mbi fonetikën

2,089

-Tingujt e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka 36 fonema, 7 fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y dhe 29 fonema bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, v, x, xh, z, zh.

-Klasifikimi i zanoreve

Zanoret e shqipes klasifikohen:
•Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të përparme, qendrore dhe të prapme;
•Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës: të hapura, gjysmë të hapura dhe të mbyllura;
•Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve: të buzorëzuara dhe të pabuzorëzuara.

-Klasifikimi i bashkëtingëlloreve

Bashkëtingëlloret e shqipes klasifikohen:
•Sipas mënyrës së formimit: mbylltore, shtegore, hundore, anësore dhe dridhëse;
•Sipas vendit të formimit: buzore, dhëmbore, alveolare, paraqiellzore, qiellzore;
•Sipas pjesëmarrjes së zërit dhe të zhurmës: të shurdhta ose të pazëshme dhe të zëshme.

-Diftongjet dhe grupet e zanoreve

•Dy zanore që shqiptohen si një rrokje e vetme përbëjnë një diftong.
•Kur dy zanore që janë pranë njëra- tjetrës shqiptohen secila si një rrokje më vete, ato përbëjnë një grup zanor.

-Rrokja

•Rrokja është një grup fonemash përqendrimi rreth një zanoreje. Rrokjet janë të hapura kur mbarojnë me zanore (u-ra) dhe të mbyllura kur mbarojnë me bashkëtingëllore (lis).
•Një grup bashkëtingëlloresh pa zanore nuk mund të formojë rrokje.

-Intonacioni

•Ngritjet dhe uljet e zërit gjatë të folurit quhen intonacione.
•Intonacioni mund të pësojë modifikime edhe në varësi nga shprehja e emocioneve dhe e ndjenjave të gëzimit, zemërimit, admirimit, shpresës, dyshimit etj.

-Theksi i fjalës

•Shqiptimi i një rrokjeje të fjalës me forcë më të madhe se të tjerat quhet theks. Rrokja që shqiptohet me forcë më të madhe quhet rrokje e theksuar, të tjerat quhen të patheksuara. Në shqipen theksi mund të bjerë në njërën ose në tjetrën rrokje të fjalës.

-Theksi i fjalisë

•Në gjuhën shqipe gjymtyra e fjalisë që duhet vënë në dukje shqiptohet më fuqishëm dhe me ton më të lartë.
•Në disa raste për të vënë në dukje një fjalë që shpreh një emocion, përdoret një theks i dytë, i cili mund të bjerë në një rrokje tjetër të fjalës, jo në rrokjen që bie theksi i fjalës:
mreku΄llueshme! E pabe΄sueshme!- thërrisnin të pranishmit.

 

Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk

Comments are closed.