Dëshironi të pasuroheni ? Disa zakone të njerëzve të pasur.

356

Me çka njerëzit  e pasur dallohen nga të tjerët ? Posedojnë zakone të mira të cilat i bëjnë më të sukseshëm dhe më të mençur. Zakonet e tyre mundet edhe ju të ju ndihmojnë të fitoni pasuri. Pasi të fitoni një nivel të duhur të pasurisë, mundet të fokusoheni  edhe në vete, e jo vetëm tek paratë.

Qëllimi i përcaktuar

80% e të pasurve janë të fokusuar në arritjen e një qëllimi të vetëm dhe të përcaktuar. Përveç kësaj, ata kanë një plan të saktë se si ta arrijnë këtë qëllim.

Para se të vendosni të largoheni nga puna dhe të filloni biznesin tuaj, planifikoni një plan për veprim. Nëse ju nuk e bëni planin për të përmbushur qëllimin tuaj atëherë ajo nuk është një qëllim, por vetëm një ëndërr.

Lista“To-Do”

Në vend që të mbani mend të gjitha detyrat që keni për ditën e ardhshme dhe vazhdimisht t’i organizoni ato në mendimet tuaja, bëni një listë. Shkruani edhe detyrat më të vogla.  Në këtë mënyrë ju mund t’i organizoni ato sipas prioritetit dhe ju nuk do të harroni të përmbushni asnjë nga detyrat.  Fakti që 81% e të pasurve mbajnë një listë të detyrave mjaftueshëm  tregon se sa i rëndësishëm  është përfitimi  I  këtij zakoni.

Leximi

Shpesh dëgjojmë se leximi është i rëndësishëm. Nuk është rastësi. 88% e të pasurve lexojnë 30 minuta ose më shumë çdo ditë për të përmirësuar njohuritë e tyre.

Prandaj, nëse doni të përfitoni  pasuri, lexoni një libër që do t’ju mësojë diçka.

Rrjeti

79% e njerëzve të pasur lidhen  dhe komunikojnë me të tjerët për pesë orë ose më shumë çdo muaj.

Gjëja më e rëndësishme është ajo  se kënd e njihni . Ju nuk mund të paramendoni se ku do të vijë mundësia tjetër për të punuar me një rrogë më  të madhe. Prezanto  në ngjarjet që lidhen me fushën tuaj. Pas orarit të punës  dilni me kolegët e punës. Takoni  sa më shumë njerëz të jetë e mundur dhe mbani ato lidhje.

Mundësitë

Zakonet e mira krijojnë lumturi për mundësitë.  Lumturia është bashkimi i mundësive dhe përgatitjes.

Është një gjë të jesh mjaft i lumtur për të pasur një mundësi të caktuar dhe  krejtësisht tjetër për ta njohur atë mundësi dhe për ta pranuar atë.

Përktheu dhe përshtati;

STUDENTET.MK

Comments are closed.