Dëmet nga duhani dhe dobit nga lënija e tij
Disa dëme nga pirja e duhanit
1. Nëse i pi 20 cigare në ditë, rreziku nga sëmundjet e zemrës dyfishohet;
2. Pirja e duhanit e dyfishon numrin e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës;
3. Përqindja e sulmit në tru te pirësit e duhanit është më e madhe për tre herë se te ata që nuk pinë duhan;
4. Përqindja e vdekjeve nga kanceri në mushkëri është për 11 herë më e madhe se te ata që nuk pinë duhan;
5. Rreziku nga abortet spontane te gratë që pinë duhan është më i madh si dhe rreziku nga lindja e fëmijëve të vdekur ose jo të zhvilluar sa duhet;
Kush do të lirohet nga duhani, duhet të veprojë fuqishëm dhe të jetë i vendosur. Shpeshherë shohim reklama për mjete të ndryshme dhe ilaçe që ndihmojnë për t’u larguar nga vesi i pirjes së duhanit. Mirëpo, ende nuk ka argumente shkencore se këto thënie janë të sakta. Nga këto mjete të ofruara janë: cigaret që nuk janë të prodhuara nga duhani, hipnoza etj. Të gjitha këto kanë vetëm efekte relative dhe funksionojnë vetëm te disa njerëz.
Disa dobi nga lënia e duhanit
Në librin e njohur mjekësor ”Current”, të publikuar në vitin 1994 thuhet:
1. Të përmirësohet frymëmarrja,
2. Të kthehet ndjenja për aromë dhe shije,
3. Të duhet më pak kohë për të të zënë gjumi,
4. Të përmirësohet fuqia trupore kështu që mund të shëtisësh më shumë,
5. Zvogëlohet rreziku nga pirja pasive e duhanit për anëtarët tjerë të familjes,
6. Të përmirësohet vitaliteti i venëve dhe arterieve.
7. Zvogëlohet numri i rrahjeve të zemrës,
8, Zvogëlohet niveli i dioksid karbonit në gjak,
9. Zvogëlohet rreziku nga zjarri për 5 përqind, dhe
10. Do të kursesh për vete paratë e humbura.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK
Comments are closed.