Dëgjoni libra audio me Listen Audiobook Player

764

Nuk ka asgjë të keqe me leximin e librave, por situata të caktuara thjesht kërkojnë që fjala e shkruar të absorbohet përmes ndëgjueseve. Situata si aktiviteti fizik, udhëtimi, ose kur gjysma juaj më e mirë ju tregon për të diskutuar seriozisht për të ardhmen tuaj. Po, po. Juve mund të ju zhgënjej dikush, por Listen Audiobook Player nuk do t’ju zhgënjejë në asnjë kohë.

Programi ka aftësi komplekse për të manipuluar dhe dëgjuar librat tuaj në audio. Nuk ka reklama, as nuk kërkon pagesa shtesë për të zhbllokuar një veçori të përparuar. Pasi të keni transferuar librat audio në telefonin tuaj, hapeni programin dhe prisni atë disa sekonda për të akomoduar të gjitha librat në bibliotekë. Procesi është automatik dhe tërësisht anashkalon formate të shkurtra audio apo këngë. Për të dëgjuar librat, ju duhet të keni një format DRM të lirë si MP3, M4B, M4A, opus, OGG, AAC, ose FLAC. Paramendoni se keni transferuar një libër dhe keni filluar të dëgjoni përmes aplikacionit.Në ekranin kryesor ju paraqitet një pasqyrë e kopertinës së librit, dhe dëgjimi mund të konfigurohet me shpejtësi normale, të ngadalësuar apo të përshpejtuar, gjë që vensodet sipar dëshirë suaj. Por librin nuk dëshironi më ta ndëgjoni nga telefoni por tani doni të vazhdoni ta dëgjoni në tablet. Listen Audiobook Player mbështet sinkronizimin midis disa pajisjeve dhe ju lejon që lehtë të vazhdoni aty ku keni ndërprerë. Nëse e ndëgjoni librin në orët e vona, programi do të vendosë automatikisht në pauzë librin për 10 ose 20 minuta në mënyrë që juve ka mundësi të ju kishte zënë gjumi, dhe libri mos të vazhdojë duke përshpëritur gjithë natën.

Nuk ka asnjë gjë të keqe që mund të themi për programin. Çdo gjë funksionon ashtu siç është parashikuar, me shikueshmëri të madhe dhe komoditet që do të vlerësohen nga të gjithë audiophiles. Programi kushton gjashtëdhjetë denarë, por e justifikon plotësisht çmimin.

Burimi: it.mk

 

Comments are closed.