Definimi i Inflacionit

659


Paraqet një sëmundje makroekonomike dhe konsiderohet si një problem shqetësues për ekonominë në tërësi dhe për firmat dhe konsumatorët ne veçanti. Inflacioni hyn në rendin е dukurive ekonomike më komplekse.  Inflacioni matet në bazë të indeksit të çmimeve.

Inflacioni është një term ekonomik për rritjen e vazhdueshme e nivelit të përgjithshëm të çmimeve në një periudhë të caktuar kohore. Pra, për përkufizimin e inflacionit janë dy pika të rëndësishme: Së pari, inflacioni është një rritje në nivelin e përgjithshëm të çmimeve, matur nga një indeksi i  çmimeve, dmth nuk mund  të  flasim për  inflacionit në qoftë se ka pasur  rritje të   çmimin të  një produkti apo grup produktesh; Së dyti, inflacioni është një trend i rritjes  së çmimeve në mënyrë të vazhdueshme , dmth Rritja e  të gjitha çmimeve një herë (për shembull, për shkak të rritjes së taksave) nuk është inflacioni..

Llojet e infalcionit

Inflacioni klasifikohet në tre kategori:
Inflacioni i moderuar– që ndodh kur niveli i përgjithshëm i çmimeve ngritët ngadalë, pra kemi te bëjmë me inflacion të moderuar kur norma e tij shprehet me një numër njëshifror.
Inflacioni Galopant– kemi te bëjmë me këtë lloj te inflacionit atëherë kur niveli i çmimeve fillon te rritet me një norme dy ose tre shifrore p.sh. 20% ose 200%, kur ekonomia gjendet në këtë inflacion galopant besimi te paraja lëkundet dhe bie.
Hiperinfalcioni– ky lloj i tretë I inflacionit ndodh kur niveli i përgjithshëm i çmimeve fillon te rritet shumë herë çdo muaj, situatat me hiperinflacion janë kryesisht të rrala, ata janë te pranishme kryesisht gjate luftërave.

Përmblodhi dhe përshtati;

STUDENTET.MK

Comments are closed.