ÇRREGULLIMET E KOSHIENCËS

2,044

Çrregullimet e koshiencës në kuptim më të gjerë mund të ndahen në kuantitative dhe kualitative.

1. Çrregullimet kuantitative:
а) somnolencioni
– njeriu është i përgjumur dhe ngadalë reagon në të gjitha ndjenjat e jashtme;
b) sopori
– prekja më e thellë e vetëdijes kur i sëmuri mund të zgjohet vetëm me ndjenja shumë të forta;
c) koma
– gjendja e gjumit të thellë patologjik (humbje e plotë e vetëdijes) nga e cila i sëmuri nuk mund të zgjohet as me ndjenja më të forta.
ç) ndërprerjet afatshkurta të vetëdijes
– më shpesh paraqitet si ekuivalente epileptike apo si pasojë e spazmës vaskulare të trurit.

Çrregullimet kuantitative të vetëdijes çdoherë janë rezultat i çrregullimeve organike të sistemit nervor qendror.
2. Çrregullimet kuantitative
А. Gjendje e vetëdijes së turbullt:
а) konfuzioni mental
– çrregullimi në aftësinë e sintezës. I sëmuri është i dezorientuar në mënyrë autopsikike dhe alopsikike, i ngadalësuar
në mënyrë psikomotorike dhe me çrregullime perceptive në formë të iluzioneve dhe halucinacioneve. Haset tek dëmtimet toksine dhe infektive të sistemit nervor qendror (psikosindromi organik).
b) Gjendje deliriumi
– që karakterizohet me tri simptoma themelore:
– vetëdija e turbullt me dezorientim,
– mosqetësimi psikomotorik me frikë,
– pasuria e iluzioneve dhe halucinacioneve (më shpesh optike dhe
taktile).
Gjendje deliriumi paraqitet tek psikodromi organik, kryesisht tek
psikozat simptomatike toksine, trauma kranio-cerebrale dhe çrregullimet
tjera psikoorganike.
c) sindromi oniroid
– çrregullimi specifik i vetëdijes, që paraqitet me ndërprerje të plotë dhe të pjesshme të kontaktit me botën reale dhe që
përkujton në ëndërr, apo në gjendjen që është në kalimin ndërmjet ëndrrës dhe zhgjëndrrës (konfuzioni i lehtë,
bradipsikozë, dezorientimi i pjesshëm).
Haset në disa forma të epilepsisë dhe gjatë psikozave simptomatike.
ç) amencioni
– gjendja ku është çrregulluar aftësia për sintezë të ndjenjave primare. I sëmuri duket i hutuar, i ngadalshëm dhe i frikësuar dhe nuk është i aftë t’i ndërlidhë gjërat, andaj edhe përgjigjet e tij janë të hutuara dhe jologjike.
d) automatizmi
– simptoma që paraqitet si rezultat i disocimit ndërmjet sjelljes dhe vetëdijes, me ç’rast lëvizjet apo veprimet e caktuara zhvillohen në mënyrë automatike, përkatësisht pa kontroll të vetëdijshëm dhe vullnetar. Haset si fenomen hipnotik, para dhe pas sulmit epileptik, gjatë lëndimeve në kokë etj.
B. Gjendja e vetëdijes së ndryshuar (të ngushtuar)
а) gjendja e ngrysur
– është gjendje psikologjike transitore që dallohet me turbullim të vetëdijes dhe jo rrallë herë me disa aktivitete të ruajtura
koordinuese. Kjo është lidhje e ngushtë me konfuzionin mental dhe shumë herë është vetëm modifi
kimi i saj evolutiv me kohëzgjatje të shkurtër (prej disa minutash deri në disa ditë). I sëmuri është me shprehje të shqetësimit, frikës dhe dezorientimit psikomotorik. Ai mund të kryejë lëvizje motorike, të udhëtojë apo të kryejë disa aktivitete, por nuk është i vetëdijshëm (apo plotësisht nuk është i vetëdijshëm) për aktivitetin e vet dhe nuk mund t’i
sintetizojë ndjenjat e zbatuara shqisore. Gjatë kohës të gjendjes së gjysmerrësirës, ai përjeton shumë iluzione dhe halucinacione, që shpeshherë ia rrisin frikën dhe shqetësimin.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

Comments are closed.