Çka sinjalizojnë aromat e pakëndshme të trupit?!

384

Pas stërvitjes ose pas ngrënies së një hamburgeri, ka mundësi që kjo të jetë arsyeja që do ti distancojë njerëzit prej teje për shkak të erës së pakëndshme. Është shumë e lehtë për ta rregulluar atë me dush ose pastë dhëmbësh … Por ka situata kur kjo nuk zgjidhet kaq lehtë. Këto janë aromat natyrale që mund të tregojnë problemet shëndetësore. Në të kundërtën, disa prej tyre mund të identifikohen në këtë mënyrë.

Këto janë pesë aromat e këqija që mund të sinjalizojnë se diçka nuk është në rregull me shëndetin tuaj.

Nuhatje e aromës së frutave të kalbur: Simptoma të dijabetit

Në një kohë kur trupi juaj ka mungesë insuline dhe rritje të sheqerit në gjak, është e mundur të zhvillohen dy forma të diabetit. Tek njerëzit me tipin 1 ka më shumë gjasa të ketë një komplikacion të quajtur ketoacidozë diabetike, e cila çon në përdorimin e acideve yndyrore për prodhimin e energjisë. Kjo shkakton formimin e ketoneve në gjak, dhe ka një aromë të pakëndshme që i ngjan frutave të kalbur. Pasojat e ketoacidozës diabetike mund të jenë të rënda, madje edhe me një rezultat fatal. Urinimi i shpeshtë, vjellja ndodhin duke rezultuar në humbjen e shumë lëngjeve të trupit. Shfaqen simptoma të tjera si lodhja, pamja e paqartë, humbja e papritur e peshës.

Aromë e pakëndshme e këmbëve: Simbol për këmbët “atletike”

Ndonjëherë të gjithë njerëzit kanë erë tek këmbët e tyre, por kjo zakonisht ndodh pas aktivitetit fizik. Megjithatë, nëse vëreni lëkurë të thatë apo lëkurë të qarë në mes këmbëve, skuqje dhe flluska tek këmbët, atëherë ju ndoshta keni këmbë atleti, që për nga emërtimi do të thotë se tek këmbët tuaj ka ndodhur një kombinim i bakerieve dhe këpurdhave. Këto bakterie me kruarje apo me prekje mund të transferohen në pjesë të tjera të trupit, kështu që ju ndjeni këtë erë edhe në vende tjera përveq këmbëve.

Erë e pakëndshme e fecesit: Simptom i intolerancës ndaj laktozës

Kur zorra e hollë nuk prodhon laktozë, enzimë të mjaftueshëm, mund të shfaqen probleme me tretje, gjë që ndikon drejtpërdrejt në feces. Simptomat e këtij problemi janë era e pakëndshme, fryrje, por edhe gazra të shpeshta me erë të pakëndshme, dhimbje abdominale, nauze, diarre, vjellje. Në disa raste është e nevojshme të futni vetëm 12 gram laktoz ( në një gotë) për të mos ndjerë këto simptoma. Nëse vini re një erë të pakëndshme të fecesit pas pirjes së qumështit dhe produkteve të qumështit, konsultohuni me një mjek. Është shumë e rëndësishme që të veprohet në kohë për të shmangur komplikime më të mëdha.

Aromë e pakëndshme e urinës: Simptoma të infeksioneve të traktit urinar

Infeksioni i traktit urinar mund të shkaktojë erë shumë të pakëndshme të urinës. Kjo ndodh pasi që bakteriet, zakonisht escheria coli, sulmonë traktin urinar. Riprodhimi i bakterieve rezulton me infeksion, i cili është më i zakonshëm tek femrat, sepse kanali që mbart urinën jashtë fshikëzës tek meshkujt është më i shkurtër. Duhet të kontrolloni urinën sapo të ndjeni një erë të pakëndshme. Parandalimi është një zgjidhje për shumë probleme.

Aroma e pakëndshme e gojës: Sindromi i apneas gjatë gjumit

Nëse çdo mëngjes kur zgjoheni, ju keni një aromë të pakëndshme të gojës madje edhe pasi të keni larë dhëmbët, mund të keni probleme me sindromën e apneas (një çrregullim që shkakton ndërprerje sporadike gjersa jeni duke fjetur). Për këtë arsye, shfaqet gërrja, kështu që ju thithni ajër më shumë përmes gojës. Kjo është arsyeja pse goja juaj është e thatë gjatë gjithë ditës, gjë që çon në zhvillimin e baktereve. Ky çrregullim mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut, sëmundje të zemrës dhe diabet.

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

 

 

Comments are closed.