Cila është koha më e mirë për mësim ?

1,505

Cila është koha më e mirë për të mësuar? Ky është një diskutim ndoshta edhe i pa zgjidhur në mesin e studentëve – a është më mirë të studiohet gjatë natës apo gjatë ditës? Secila nga palët ka komplotistët e tyre besnikë të cilët për një kohë të gjatë dhe shumë herë i tregojnë përparsitë e metodave të tyre të preferuara të cilët tentojnë t’ju bindin për avantazhet e zgjedhjes së tyre.

Gjithkush mendon se e di se cila është koha më e mirë për të mësuar, por secili person është i ndryshëm nga pikëpamja shkencore, nuk ka fitues të qartë sa i përket qëndrimeve. Disa njerëz përfitojnë më shumë nëse studiojnë në mbrëmje ndërsa për të tjerët koha më e mirë për të mësuar është në mëngjes ose pasdite. Në një pikëpamje objektive të të dyja palëve, mund të dallojmë përparësitë e mëposhtme për të arritur në një përgjigje përfundimtare për këtë pyetje.

Avantazhet e të mësuarit gjatë natës:

1. Njerëzit janë më aktivë, më të zhurmshëm dhe më të angazhuar gjatë ditës. Ndërsa në mbrëmje vetëm “zogjtë e natës” janë zgjuar, kështu që ju mund të mësoni në qetësi dhe paqe.

2. Nëse jeni me fat të jetoni pranë një biblioteke që punon deri vonë dhe vëreni se është pothuajse e braktisur, paraqitet mundësi e mirë që askush të mos t’ju shqetësojë ndërsa jeni duke mësuar.

3. Ka pak gjëra që do të të shpërqendrojnë gjatë natës. Shumica e miqve tuaj janë në gjumë dhe ka më pak aktivitet në rrjetet sociale.

4. Është e vërtetë se gjërat duken ndryshe gjatë natës. Gjatë natës mund të rritni efikasitetin e krativitetit tuaj dhe mund t’ju ndihmojë t’i shikoni konceptet në mënyra të ndryshme.

Ka ndoshta më shumë arsye pse çdo opsion i lartëpërmendur paraqet kohën më të mirë për të mësuar, por është e rëndësishme të thuhet se në fund të fundit varet nga qëndrimet tuaja personale. Për fat të keq, në mënyrë objektive, nuk ka kohë më të mirë për të mësuar, e gjitha varet nga ju dhe mënyra juaj e menaxhimit të kohës.

 

Përktheu dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.