Çfarë janë të dhënat celulare (Cellular Data)?

297

Zakonisht ka dy mënyra për t’u lidhur me internetin: rrjeti WiFi ose të dhëna celulare. Të dyja këto përdorin radio valë, WiFi mbulon një zonë të kufizuar ndërsa të dhëna celulare, nga ana tjetër, ju lejon të lidheni për sa kohë që jeni në një zonë gjeografike të mbuluar nga operatori i rrjetit tuaj celular.

A përdor WiFi të dhëna celulare(Cellular Data)? Përgjigja është e thjeshtë, jo. Megjithëse të dy përdorin frekuenca radio, lidhjet e tyre janë të pavarura nga njëra-tjetra.

Në përgjithësi, të dhënat celulare(Cellular Data) janë teknologjia që ju lejon të lidheni me valë duke përdorur kullat celulare që transmetojnë dhe marrin sinjale radio. Ndërsa përdorimi modern i të dhënave celulare po fillon të anojë më shumë drejt lidhjes me internetin, teknologjia e rrjetit celular është ajo që fillimisht na mundëson të kemi telefonata ose të dërgojmë mesazhe me valë.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

Comments are closed.