Çfarë I Ofruan Muslimanët Botës…Bibliotekat dhe shitoret e librave (Pjesa 12)
Thuhet që Kalifi Abassid Al Ma’mun i paguante përkthyesit me ar po aq sa peshonte libri që ata e përkthenin nga gjuha greke ne atë arabe. Kjo prodhoi një furnizim të madh të librave, duke tërhequr vëmendjen dhe respektin e gjeneratave pasuese muslimane dhe jomuslimane. Gjatë periudhës se Abasitëve ishin të hapura qindra biblioteka, shumica e të cilave ishin private, duke u mundësuar kështu lexuesve mijëra libra.
Para librave shkencorë, në shekullin e shtatë erdhi libri i parë në Islam. Ky ishte Kur’ani i cili iu shpall Profetit Muhamed në formë të mesazheve të quajtura Ajete ose versete. Këto memorizoheshin menjëherë nga disa shokë dhe shkruheshin nga skribët në çfardo materiali të mundshëm siç ishin gjethet, rrobat, eshtrrat dhe gurrët. Kopja më e hershme e kompletuar është mbajtur nga Hafah e cila ishte vajza e kalifit te dyte, Omerit. Rregullimi i ajeteve ishte në kapituj ose sure, dhe vendndodhja e secilit kapitull ishte e kontrolluar dhe e rishikuar nga vet Profeti. Ekzistonin disa kopje, por shumica prej tyre përmbanin shënime personale shpjeguese nga pronarët e tyre.
Të gjitha këto kopje nevojiteshte të mblidheshin për të prodhuar një kopje të vetme standarde pa komente shtesë dhe e njejta u kontrollua me verzionin origjinal te Hafsahs. Kjo kopje e Kur’anit u prodhua nga kalifi i tretë Uthman ibn Affan, që çoi në standardizimin e stileve të leximit dhe shkrimit dhe e bëri më të lehtë përhapjen e Kur’anit. Kopje të këtij dorëshkrimi 1400 vite të vjetër të Uthmanit janë ende në dispozicion në libraritë e mëdha në botë dhe kopja e Kur’anit të sotëm ështe duplikim autentik i këtij dorëshkrimi origjinal të shekullit të shtatë.
Zhvillimi i bashkangjitjeve të forta në libra nënkuptonte gjithashtu se muslimanët donin mbledhjen e librave dhe krijimin e bibliotekave. Kishte biblioteka publike dhe private me një rrjet të madh bibliotekash publike në xhami në shumicën e qyteteve të mëdha, plus koleksione prestigjioze private, të cilët tërhoqën studiues nga të gjitha pjesëte botës muslimane.
Koleksionet e librave publike ishin aq të përhapura saqë ishte e pamundur të gjehet një xhami, vend për të mësuar, e të mos ketë koleksion librash. Para se Mongolët ta shkatërronin Bagdadin në vitin 1258, kishte 36 biblioteka dhe më shumë se njëqind tregtarë librash, disa prej të cilëve ishin gjithashtu botues që punësonin korpus kopjesh. Biblioteka të ngjajshme kishte edhe në Kairo, Aleppo dhe në qytetet e mëdha te Iranit, Azisë Qëndrore dhe Mesopotamisë.
Bibliotekat e xhamive ishin të quajtura daral-kutub ose Shtëpi e Librave dhe ato ishin fokusi i aktivitetit intelektual. Këtu shkrimtarët dhe dijetarët diktuan rezultatet e studimeve të tyre në audienca të përziera të të rinjëve, dijetarëve të tjerë dhe laikëve të interesuar. Kushdo që dëshironte mundte të merte pjesë ne diskutimet. Botuesit profesional (nussakh) ose skribët më pas i kopjonin dhe i rikthenin ato në libra. Edhe kur librat ishin posaqërisht të porositura, ato akoma do të publikoheshin në këtë mënyrë.
Aleppo në Siri
ndoshta kishte bibliotekën xhami më të madhe dhe më të vjetër qe quhej Sayfiya, në xhaminë e madhe Ummayad të
qytetit me një koleksion prej 10.000 vëllimeve. Keto thuhet se u lanë trashëgimi
nga sundimtari i famshëm, Princi Sayf Al-Daëla.
Sayfiya ishte më e vjetra dhe më e
madhe, por biblioteka në kompleksin e kolegjit Xhamia Zaytuna ne Tunizi ishte
ndoshta më e pasura nga të gjitha. Kishte dhjetëra mijëra libra dhe është
arritur që shumica e sundimtarëve të dinastisë Hafsid të konkurojnë me njëri
tjetrin për prestigjin që lidhet me ruajtjen dhe forcimin e kësaj biblioteke. Në
një moment, koleksioni tejkalonte 100.000 vëllime.
Al-Jahiz, një filozof i shekullit të tetë dhe njeri i letërsisë, u kthye në shtëpinë e tij në Basra pasi kaloi më shumë se 50 vite në Bagdad duke studiuar dhe shkruar rreth 200 libra. Këto përfshinin një Libër të Kafshëve me shtatë vëllime të cilat kishin vëzhgime mbi organizimin shoqëror te milingonave, komunikimin midis kafshëve dhe efektet e dietës dhe mjedisit. Libra të tjerë ishin “The Art of Keeping One’s Mouth Shut” dhe “Kundër Shërbyesve Civil”. Ai vdiq në bibliotekën e tij private në vitin 868 në moshën 92 vjeçare, kur një grumbull i librave ranë mbi të.
Kur vdisnin dashuruesit e librave, ishte traditë që ata të dhuronin dorëshkrimet e tyre të mbledhura, nganjëherë mijëra vëllime, në bibliotekat e xhamisë që të mund të gjithë t’i gëzonin. Historiani Al Jaburi thotë që Nayla Khatsun, një vejushë e pasur me prejardhje turke, themeloi xhami në kujtim të bashkëshortit të saj të vdekur, Efendi Muratit, dhe i bashkangjiti asaj një shkollë dhe një bibliotekë.
Biblioteka Ummayad
Udhëheqësit e Ummayad’it të Spanjës kishin një bibliotekë prej 600.000 vëllimesh në bibliotekën e madhe të Kordobës. Pra, shumë më e mirë ishte shoqërimi i librave për Al-Hakam II, kalifi në Spanjë nga 961 deri më 978, që ai tha se ata ishin “një pasion më konsumues se froni i tij”.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK
Comments are closed.