Çfarë I Ofruan Muslimanët Botës… Orët (Pjesa 8)

1,077
Orët
   Çfarëdo që të bëjmë, duam, shpresojmë ose frikësohemi, me apo pa ne, koha gjithmonë do të vazhdojë të ec. Qoftë në ndonjë provim të cilën me frikë e marrim, apo në ndonjë intervistë të rëndësishme por edhe në ditëlindje ka një kohë të caktuar kur aktiviteti fillon dhe mbaron.
   Që prej matjes së parë të kohës me diell, njerëzit kanë pasur dëshirë që të matin kohën. Sot ne kemi pajisje digjitale ashtu si ticktock’at e orëve moderne. Paraardhësit e këtyre ishin drip-drop’at e klepsidrave dhe të orëve me ujë. Klepsidra, një vazo e thjeshtë me ndarje të veçanta qe matnin rrjedhën e ujit jashtë grykës së vogël afër vazos, u përdor në Egjipt para 1500 viteve para erës sonë.
   Një pajisje tjetër antike e matjes së kohës me ujë është nga India dhe quhet ghatika-yantra. Ajo përbëhej nga një çanak (nga bakri dhe kokosit) i vogël dhe hemisferikal me një bazë të vogël në bazë të saj. E lundruar në një enë më të madhe me ujë, çanaku gradualisht mbushet dhe zhytet. Kur arrin fundin, një zhurmë e alarmon mbajtësin e kohës e cila do ta ngritë lartë dhe bënë që procesi të rifillojë. Kjo u bë mjaft e njohur në tempujt budiste dhe indiane dhe më pas patën një përdorim të gjerë në xhamitë e muslimanëve indian.
   Historia jonë fillon me orët ujore të shekullit XIII dhe me të zgjuarin Al-Jazari nga Dijarbakëri në Turqinë juglindore. Ai ishte një musliman fetar dhe një inxhinier i talentuar që i dha jetë konceptit të makinave automatike. Ai ishte i inspiruar nga historia e makinave dhe teknologjisë së paraardhësve të tij, veçanërisht nga zbulimet shkencore të indianëve dhe grekëve antik.
 
   Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (Kuran 103)
 
   Deri në vitin 1206, Al Jazari ka bërë një numër të madh të orëve të të gjitha formave dhe madhësive përderisa ai punonte për mbretin e Dijarbakërit, Artuq. Më pas, mbreti Nasir al-Din i tha atij: “Ti ke bërë pajisje të pashoq dhe me forcë i kë nxjerrë si vepra, prandaj mos i humb ato me te cilët je lodhur dhe që i ke ndërtuar thjeshtë. Unë dua që ti ta shkruash një libër për mua e cila do i përmbledh ato që ti i ke bërë ndaras ku do ia bashkangjitësh edhe një përzgjedhje të artikujve dhe fotografive individuale”.
   Rezultati i kësaj nxitjeje mbretërore ishte një libër i shkëlqyer në inxhinieri i quajtur “Libri i Diturisë së Pajisjeve të Shquara Mekanike”. Ky libër u bë një burim i paçmueshëm për njerëzit me prapavija të ndryshme inxhenerike, përderisa i njejti përshkruan 50 pajisjet mekanike në gjashtë kategori, duke përfshirë kështu edhe orët ujore.
   Ashtu siç ne kemi nevojë të dimë kohën sot, një ashtu kanë pasur nevojë edhe muslimanët para 700 viteve, dhe Al-Jazari ishte në mbrojtje të traditës muslimane në bërjen e orëve. Muslimanët e dinin që koha nuk mund të ndalet dhe që ne gjithmonë po e humbasim atë dhe ishte e rëndësishme të dihet koha për ta përdorur atë për të bërë punë të mira. Muslimanët një ashtu kishin nevojë të dinë kur të falen në kohë të caktuara çdo ditë. Xhamitë kishin nevojë të dinë kohën se kur të thërrasin ezanin për namaz. Në të njejtën kohë duhej të parashikoheshin edhe ngjarjet vjetore si për shembull agjërimi i Ramazanit, festimi i Bajramit ose shkuarja për haxhxh në Mekë.
   Ky frymëzim nënkuptonte se këto “pajisje të pashoq” të cilave mbreti Nasir al-Din u referohej përfshinin edhe Orën Elefant. Ashtu siç e tregonte kohën, kjo orë e madhe ishte simbol i pozitës, dinjitetit dhe shëndetit. Një ashtu u inkorporuan edhe robotikët e parë me lëvizje dhe me figura që tregojnë kohën.

 

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.