Çfarë i ofruan muslimanët botës… Monedhat (Pjesa 5)

436

Në të kaluarën paratë ishin ekzistente, ngase ato përdoreshin për pagesën e deveve, kafshëve ose deleve që shërbenin për transportin e mallrave. Në kohën e Ibn Battuta, muslimanët udhëtarë të shek. 14-të, Mavldivezët përdornin predha si valutë ku më pas ato u bënë shumë të çmuara dhe arritën rajone të largëta si Mali në Afrikën Perëndimore. Një ditë paratë tona mund të jenë po aq të dobishme sa predhat e Ibn Battuta-s do të ishin sot.

Dar al-Islam ose bota muslimane, shtrihu krahët e saj edhe nën sundimtarët e “veçantë” ose sulltanët , duke përdorur monedha ari dhe argjendi si valutë ndërkombëtare.

Hapi jashtë botës muslimane dhe transaksionet ishin një histori tjetër. Përsëri Ibn Battuta mund të na tregojë shumë për botën. Gati 700 vjet më parë, pasi ai kishte një përvojë të habitshme financiare në Kinë: “Populli i Kinës … blejnë dhe shesin me copa letre sa madhësia e shuplaka e dorës, të cilët të vulosur me vulën e sulltanit.Nëse dikush shkon në treg me një dinar apo derhem të argjendit … nuk pranohet dhe nuk përfillet. ”

Në shekullin e shtatë dhe të tetë, paratë u bënin më së shumti prej ari dhe argjendi dhe muslimanët bënë monedhat e tyre sipas Kuranit, ku thuhet: “Kur matni, jepni një masë të saktë dhe peshoni me një shkallë të saktë” (Kaptina 17:35 ). Ishte përgjegjësia e kalifit (udhëheqësit musliman) për të siguruar pastërtinë dhe peshën e monedhave. Standardi u themelua nga ligji i Sheriatit si shtatë mithkale ari (ose 4.25 gram) deri në dhjetë dirhemë argjendi. Çdo monedha që nuk është matur, monedhat e huaja dhe monedhat e vjetra silleshin në vendin ku priteshin paratë së bashku me shufra ari dhe argjendi për t’u rafinuar dhe shtypur në monedhë të re.

 

 

Të dyja dinari dhe dirhemi u përdorën nga sundimtarë të ndryshëm muslimanë. Kalifi i parë që bëri monedhat e tij ishte Umajad Kalifi Abd al-Malik ibn Marvan, i cili sundoi nga viti 685 deri vitin 705. Këto dinarë ishin monedhat e para të arit me një mbishkrim arab, pasi paratë më parë kishin qenë të argjendit si monedha Sassanian dhe ari si dhe monedha bakri si monedha Bizantine. Duke bërë monedhat e tij në 691 ose 692, Kalifi Abd al-Malik tani mund të mbante sundimin e tij të pavarur nga Bizanti dhe të unifikonte të gjithë muslimanët me një monedhë. Kjo monedhë e re u kopjua nga monedha bizantine, solidus. Ajo ishte e ngjashme në të dy madhësitë dhe peshën, dhe në pjesën e përparme ishin tre figura, si monedha bizantine, të cilat kishin figurat e Heracles, Heraclius Constantine, dhe Heraclonas. (nga anglishtja)
Një ndryshim i madh ishte dëshmia e Islamit që e rrethonte dizajnin në anën e kundërt: “Nuk ka zot tjetër që meriton të adhurohet me meritë pos Allahut dhe Muhamedi është i Dërguar i Tij.”

Dinari vazhdoi të ishte monedha kryesore e përdorur deri në vitin 762, kur Kalifi Al-Mansur ndërtoi Bagdadin dhe nenexhiri u zhvendos në kryeqytetin e ri. Emrat e personave përgjegjës për monedhat filluan të shfaqen në monedha argjendi të quajtur dirhemë. Por këto patën një jetë të shkurtër, sepse kalifi i ardhshëm, Harun al-Rashid, i braktisi kur erdhi në pushtet në vitin 786. Ai i stampoj dinarët me emra të guvernatorëve të Egjiptit, duke përdorur dy nenxhiket aktive që njihim, një në Bagdad dhe tjetra në Fustat, selia e guvernatorit të Egjiptit.

Ashtu si edhe sot, monedhat nuk ishin mënyra e vetme për të paguar. Çeqet ishin prezent edhe shekuj më parë. Çeqet ishin një betim i shkruar për të kryer pagesën e mallrave kur ato të arrinë në destinacionin i tyre. Në kohën e Harun al-Rashid në shekullin e nëntë, nën një sistem bankar shumë të zhvilluar, një biznesmen musliman mund të paguajë një çek në Kantonin e Kinës, të tërhequr në llogarinë e tij bankare në Bagdad.

Në promovimin e konceptit të letrës së këmbimit ose çeqet muslimanët bënë financimin e tregtisë dhe tregtisë ndër-kontinentale të mundshme.

 

Përktheu dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

 

Comments are closed.