Çfarë I Ofruan Muslimanët Botës… Digat (Pjesa 9)

546

Digat janë një nga strukturat më të mëdha të inxhinierisë civile të ndërtuara ndonjëherë dhe ato luajnë një rol jetësor në ndërtimin e qytetërimit. Pa diga, shumë vërshime do të shkatërronin tokat, ujitja nuk do të kishte qenë në shkallë të gjërë, njëashtu nuk do të kishim hidrocentrale që do të pomponin fuqishëm sasi të caktuara të ujit.

Diga e harkut, digat e mbështetjes, digat e argjinaturës, muslimanët ndërtuan shumë diga me një shumëllojshmëri të pasur të strukturave dhe formave shekuj më parë. Dizajni dhe estetika më mbresëlënëse të këtyre digave u krijuan nga Aghlabids-ët e Tunizisë pranë kryeqytetit të tyre, Al-Qayrawan, në shekullin e nëntë. AI-Bakri, një geograf dhe historian i shekullit të nëntë, nga Spanja jugore, e përshkroi atë si “rrethore në formë dhe me madhësi të madhe. Në qendër ngrihet një kullë tetëkëndore e mbuluar nga një pavion me katër dyer. Një seri e gjatë arkadash me harqe që mbështesin mbi skajet tjera në anën jugore të rezervuarit “.

Në Afganistanin e sotëm, tre digat u përfunduan nga Sulltani Mahmud Ghazni në shekullin e nëntë pranë kryeqytetit të tij.

Ndërtimi i digave në Spanjën muslimane ishte i pafund dhe muratura që ata përdornin ata ishte një lloj çimentoje që ishte më i fortë se vetë guri.
Secila nga tetë digat në lumin Turia kanë themele që shkojnë 15 metra në shtratin e lumit, me mbështetje të mëtejshme të mundësuara nga shtyllat e rreshtuara prej druri.

Themel i fortë ishte i nevojshëm për shkak të sjelljes së ashpër të lumit: Në kohën e vërshimeve rrjedhja e tij ishte njëqind herë më e madhe se normalja. Më shumë se dhjetë shekuj më vonë, këto diga ende vazhdojnë të përmbushin nevojat e ujitjes në Valencia, duke mos kërkuar asnjë ndërhyrje në sistemin e ndërtuar dhjetë shekuj më herët.

Qyteti i Kordobës, në lumin Guadalquivir, ndoshta ka digën më të vjetër mbijetuese në vend e ndërtuar nga muslimanët. Sipas gjeografit të shekullit të 12-të AI Idris, ajo u ndërtua nga guri i qibtiyasë dhe përfshinte shtylla mermeri. Diga ndjek metodën zigzag përgjatë lumit, një formë që tregon se ndërtuesit po synonin një kreshtë të gjatë në mënyrë që të rriste kapacitetin e saj tejmbushjese. Mbetjet e digës ende mund të shihen sot pak metra mbi shtratin e lumit.
Për të ndërtuar struktura të tilla të pafundme, inxhinierët muslimanë përdorën metoda dhe instrumente të sofistikuara të studimit të tokës, si astrolabe dhe llogaritjet trigonometrike.

Muslimanët gjithashtu investonin edhe në “energjinë e gjelbërt” kur përdorën ujin e ruajtur që shërbente për energjinë e mullirit. Në Khuzistan, në digën Pul-i-Bulaiti në Ab-i-Gargar, mullinjtë ishin instaluar në tunele të prera përmes shkëmbit në çdo anë të kanalit, duke u shërbyer si shembulli më i hershëm të digës së hidrocentraleve dhe nuk ishte i vetmi në botën muslimane. Një shembull tjetër ishte diga e urës në Dizful e cila ishte përdorur për të siguruar fuqi për të funksionuar një noria, një hidraulikë e madhe, e cili ishte aq e gjërë në diametër, dhe furnizonte me ujë të gjitha shtëpitë e qytetit. Shumë vepra të tilla të hidraulikeve ende mund të shihen sot.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.