Çfarë është borxhi global dhe pse është i rëndësishëm? “Shuma aktuale përfaqëson rrezik”

181

Borxhi global nënkupton borxhin e  vendeve, kompanive dhe individëve. Ishte i lartë përpara pandemisë së koronavirusit dhe u rrit më tej gjatë pandemisë.

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtjen e vendeve të punës dhe shëndetin publik kanë kontribuar në rritjen e borxhit global. Forumi Ekonomik Botëror (WEF) e konsideron shumën e borxhit një rrezik.

Ai arriti në 303 trilion dollarë vitin e kaluar, nga 226 trilion dollarë një vit më parë. Kjo është rritja më e lartë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nxit rritjen e vazhdueshme të borxhit global. Nëse vendet nuk mund të paguajnë borxhet e tyre, atëherë kjo rezulton me panik në tregun financiar dhe ngadalësim të rritjes ekonomike, gjithashtu është i mundur edhe recesioni.

Mungesa e parave për shërbimet publike, si kujdesi shëndetësor dhe arsimi, prekën më së shumti të varfrit.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore besojnë se 60 për qind e vendeve të varfra janë afër pamundësisë për të financuar shërbimet publike. Për të zgjidhur problemin, FMN bëri thirrje për një ristrukturim të borxhit të qeverive.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

Comments are closed.